Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Befasuese: Bob Dylan fiton Nobel-in për Letërsi (Kadareja ynë duhet të presë akoma)

Askujt nuk i kishte shkuar ndër mendje se një figurë e muzikës do merrte një ditë Nobel-in e Letërsisë.

Kështu ka ndodhur këtë edicion, ku rock-legjenda 75-vjeçare, Bob Dylan mori çmimin prestigjoz  “për krijimin e shprehjeve të reja poetike në kuadër të traditës së madhe të këngës amerikane”, siç shkruhet në citatin e Akademisë Suedeze, komision ky që vendos për laureatët e çmimit.

Dylan është gjithashtu amerikani i parë që fiton Nobel-in pas 2 dekadave, që kur kur novelisti Toni Morrison fiton çmimin atë në vitin 1993.

Veprat më të njohura të Dylan-it janë ato të vitit 1960, veçanërisht këngët si ”Blowin’ in the Wind” dhe “The Times They are A-Changin’”, të cilat njihen si himne kundër luftës dhe lëvizjeve për të drejtat civile.

Sa për Kadarenë tonë, ai duhet ta vijojë të presë akoma. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts