Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

BB: qeveria duhet të planifikojë mbështetje sociale ndërsa lufton informalitetin e vjedhjen e energjisë

Qeveria duhet të parashikojë mbështetje sociale për shtresat në nevojë, gjatë zbatimit të reformave kryesore që ka ndërmarrë si ajo në energji dhe aksioni kundër informalitetit. “Këshilla” vjen nga Banka Botërore, përfaqësuesja e së cilës në Tiranë,

Tahseen Sayed tha se një gjë të tillë e bën çdo qeveri.

 

“Qeveria, sa i përket pjesës së varfër të shoqërisë duhet t’i japë një mbështetje. Roli i asistencës sociale është mjaft i rëndësishëm, lidhet dhe me impaktin që krijon kjo reformë. Çdo qeveri duhet ta bëjë këtë, që të mundësojë asistencë sociale”, tha Sayed në paraqitjen e raportit ekonomik për Europën Juglindore.

 

Banka Botërore e mbështet operacionin e qeverisë kundër informalitetit, dhe e konsideron të rëndësishëm për reduktimin e evazionit fiskal.

 

Raporti i BB-së konstaton se në Shqipëri inflacioni është i ngadaltë, për shkak të kërkesës së dobët në treg dhe rritjes së çmimeve.

 

Ndërkohë, konsumi në Shqipëri gjatë vitit 2015 dhe në vazhdim do të ketë një trend në rënie e për këtë ndikojnë dy faktorë, sipas Bankës Botërore” remitancat e ulëta dhe humbja e besimit konsumator.

 

Raporti prek edhe kreditë e këqija, si një defekt i ekonomisë, pasi Shqipëria ka nivelin më të lartë të kredive të këqija në rajon, me 21 për qind. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts