Një aeroplan mallrash DHL u përgjysmua gjatë një ulje të detyruar në Kosta Rika, në një aksident që shkaktoi mbylljen e përkohshme të Aeroportit Ndërkombëtar të San Jose.
Tymi dilte nga avioni i verdhë i ndezur i gjigantit gjerman të logjistikës ndërsa ai ndaloi, rrëshqiti nga pista dhe rrotullohej e përgjysmohej në rrotat e pasme.
Dy anëtarët e ekuipazhit janë “në gjendje të mirë”, tha shefi i zjarrfikësve të Kosta Rikës, Hector Chaves.
DHL plane crashes after making an emergency landing in Costa Rica👇#crash #airport #Airplane pic.twitter.com/VBe1c6NFjD
— Aadhavan (@aadaavaan) April 7, 2022
Megjithatë, dyshja nga Guatemala u dërgua në spital për një ekzaminim mjekësor, thotë Guido Vasquez, një zëdhënës i Kryqit të Kuq.
“Piloti u trondit, por të dy anëtarët e ekuipazhit ishin të vetëdijshëm dhe e mbanin mend gjithçka gjallërisht,” shtoi Vasquez.
Aksidenti ndodhi pasi avioni Boeing-757, i cili u ngrit nga aeroporti ndërkombëtar në San Jose, u desh të kthehej 25 minuta më vonë për shkak të një uljeje të detyruar prej një mosfunksionimi mekanik. Ekuipazhi paralajmëroi kontrollin e fluturimit për një problem hidraulik. /tesheshi.com/