Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

ARRESTIMI/ Kur pas një zjarrfikësi fshihej një trafikant droge

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë ka lëshuar një urdhër ndalimi, firmosur nga Prokurori Bledar Valikaj, për shtetasin Ndriçim Harka.

Rezulton se Harka, me detyrë zjarrfikës, është përfshirë në hetimet e bëra nga autoritetet zvicerane si koka e grupit të trafikut të kokainës nga Shqipëria dhe nga vendet e tjera për në Zvicër.

“Ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë, duke vepruar në mënyrë të fshehtë ka ngritur një skemë të mirëfilltë dhe mirëfunksionuese në formën e degëve të një peme të trafikut të lëndëve narkotike, droga të forta të llojit kokainë dhe heroinë, duke përdorur dhe paguar persona të tjerë si shtetas shqiptarë ashtu edhe shtetas të huaj, ndërkohë që vetë si persona organizatorë të këtij trafiku qëndronin në hije duke i shpëtuar kështu goditjeve nga organet ligjzbatuese”, thuhet në dosjen e siguruar nga TCH.

Si rezultat i hetimeve 7 persona, pjesë e organizatës, ranë në prangat e policisë për trafik droge, shpërdorim detyre e pastrim parash.

Deri më tani janë kapur 3 kg kokainë, ndërsa për një transport ofronin 3500 euro. Grupi ishte aktiv që në vitin 2015 dhe është goditur pas përgjimeve dhe vëzhgimeve në terren të aktivitetit kriminal. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts