Elmar Brok, një eurodeputet gjerman që do shprehej rëndë kundër Ramës kur ky i fundit ishtë në opozitë, gjë për të cilën do tërhiqej me një kërkim ndjese, duket se ka ndryshuar qëndrim ndaj kryeministrit shqiptar. Kjo, sipas një statusi të këtij të fundit teksa ndodhet në Gjermani për një vizitë zyrtare.
Shkruan Rama, si një përshkrim të asaj që ai pozon me politikanin gjerman, i afërt me opozitën aktuale.
“Elmar Brok: Edi, urime! Eh, erdha përsëri në Tiranë të të vrisja, po ti sa herë unë vij të të vras ngjitesh më lart!
Unë: Elmar, vetëm një gjë s’kam për të ta falur kurrë! Vjen në Tiranë dhe s’pi një kafe me mua, ndërkohë që unë të jam borxhli, sepse siç thoshte Niçja, ‘Çfarë s’të vret të bën më të fortë! Plas e qeshura dhe përqafohemi si miq të vjetër. Aachen, Gjermani”.
Po si e komenton Berisha nën një xhelozi të dukshme këtë molepsje të mikut të tij me armikin e përbetuar të tij?
“Elmar Brook mik i shqiptarëve, urimi për Ramën, një ironi. Ai mbetet një mik, dhe urimi i tij është një ironi. Është një ironi, mos e pyet. Ai është mik i shqiptarëve dhe i votës së lirë të tyre. Urimi është ironi”, tha Berisha, si gjithnjë me logjikën më të trashë të mundshme. /tesheshi.com/