Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Hapi i rradhës i Uashingtonit me Tajvanin

    Hapi i rradhës i Uashingtonit me Tajvanin

    Lufta kundër shamisë: kur niste në rrugën “Juri Jaksiç”, me aleancën shqiptaro-serbe

    Lufta kundër shamisë: kur niste në rrugën “Juri Jaksiç”, me aleancën shqiptaro-serbe

    Debati mbi shaminë, Enveri i Kosovës si strumbullar

    Debati mbi shaminë, Enveri i Kosovës si strumbullar

    Shamia, tjetër pastor kosovar “heq maskën”

    Shamia, tjetër pastor kosovar “heq maskën”

    Hapja: kjo është xhamia më e madhe në Azinë Qendrore

    Hapja: kjo është xhamia më e madhe në Azinë Qendrore

    Vuçiç bën një përbetim: Sa të jem gjallë….

    Vuçiç bën një përbetim: Sa të jem gjallë….

    Shkrirja e akullnajave: ky aeroplan u rrëzua në vitin 1968

    Shkrirja e akullnajave: ky aeroplan u rrëzua në vitin 1968

    Malazezi i pamëshirshëm për qeranë: 11 jetë të shuara në pak minuta

    Malazezi i pamëshirshëm për qeranë: 11 jetë të shuara në pak minuta

    FBI merr dokumente “top secret” nga pasuria e Trump

    FBI merr dokumente “top secret” nga pasuria e Trump

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Arkiva e grushtit të shtetit në Iranin e vitit 1953: pse administrata Trump duhet të lexojë dokumentet e veta

Nga te Sheshi
12/07/2017
në Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Arkiva e grushtit të shtetit në Iranin e vitit 1953: pse administrata Trump duhet të lexojë dokumentet e veta

Në fund të qershorit, Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi pa bujë një tufë me qindra dokumente që detajojnë rolin amerikan në grushtin e shtetit të vitit 1953 në Iran.

Atë vit, një komplot i kombinuar mes CIA-s dhe britanikëve rrëzoi kryeministrin e zgjedhur në mënyrë demokratike, Mohammed Mossadegh, një akt i nxitur si nga gjeopolitika e Luftës së Ftohtë ashtu edhe nga zemërimi i Perëndimit ndaj shtetëzimit që Mossadegh u bëri aseteve të naftës në Iran. Komploti mund të duket i largët për amerikanët, por ai jeton prej një kohe të gjatë në imagjinatën e shumë njerëzve në Lindjen e Mesme.

“Bëhet fjalë për një gur kilometrik, të rëndësishëm dhe emocional për shumë iranianë”, thotë Malcolm Byrne, drejtori i kërkimeve në arkivën e Universitetit të Uashingtonit. “Shumë njerëz e shohin atë si ditën kur politika iraniane i ktheu kurrizin çdo shprese për Demokraci”.

Rrëzimi i Mossadegh – dhe rikthimi  regjimit të shahut të Iranit, autoriarist dhe pro-Perëndimor – i dha frymë imazhit të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë, kompania anglo-perse e së cilës (tani e njohur si British Petrolium BP) dikur dominonte industrinë e naftës, si shtypës neo-imperialistë që ndërhynin në punët e brendshme të kombeve të tjera. Dhe ky imazh është ende me ndikim në një kohë kur gjithë krahu i djathtë i mjedisit të Uashingtonit dëshiron hapur të ndryshojë regjimin në Teheran.

Mossadegh ishte një populist nacionalist i ikur nga kontrolli i fuqive perëndimore e që mori në dorë gjithë pasurinë natyrore të Iranit. Interesat britanike për naftën në Iran funksiononin sipas një konteksti neokolonial – përgjatë luftës së dytë Botërore, punëtorët iranianë duruan kolerën dhe mungesën e ushqimeve në rafinerinë më të madhe të drejtuar nga britanikët që të mbanin në këmbë makinerinë luftarake të Aleatëve. Në vitin 1951, Mossadegh vendosi të shtetëzojë pasuritë britanike të naftës, duke nxitur një krizë globale dhe një bojkot të drejtuar nga britanikët dhe amerikanët.

Në janar 1952, revista “Time” e cilësoi Mossadegh Njeriun e Vitit me një histori në faqe të parë jo edhe aq lavdëruese. Artikulli e përshkruante atë si një “magjistar të vjetër të çuditshëm” shumë më tepër në sintoni me Moskën dhe drejtoi gishtin ndaj Iranit si një “tokë malore midis Bagdatit dhe detit të Kaviarit”. Një vit e gjysmë më pas, CIA orkestroi marrjen e pushtetit që rrëzoi Mossadegh, duke riinstaluar në pushtet shahun dhe duke e vendosur naftën sërish në duart e britanikëve.

Dokumentet e publikuara së fundmi – pjesë e një serie të më shumë se 1 mijë dokumentesh që lidhen me korrespondencën zyrtare amerikane për grushtin e shtetit në Iran nga administratat Truman dhe Ajzenhauer – ekspozojnë më në thellësi sesi interesat amerikane ishin të motivuara si nga frika prej komunistëve iranianë ashtu edhe nga dëshira për të ndihmuar Britaninë të rimerrte kontrollin e aseteve të saj të naftës. Edhe pse ende të kursyera në detajet sesi u ekzekutua grushti i shtetit, dokumentet tregojnë sesi u përfshinë disa nga organet e aparatit të politikës së jashtme amerikane në përpjekjen për ta detyruar Mossadegh të largohej. Këto përfshinin edhe ambasadorin e asaj kohe në Teheran.

“Shpeshherë Henderson do të shpallte me një fytyrë të ftohtë se Shtetet e Bashkuara kishin politikën parimore të mosndërhyrjes asnjëherë në punët e brendshme të një vendi tjetër”, shkroi Ervand Abrahamian,  historian i Iranit pasi skanoi dokumentet e sapopublikuara. “Më pas, ai do të përfshihej në betejë pa iu dridhur qerpiku”.

Abrahamian vë gjithashtu në dukje se edhe pse narrativa konvencionale është se Shtetet e Bashkuara, në kundërshtim me Britaninë, nuk ishin tepër të shqetësuara për naftën e Iranit, duket se zyrtarët amerikanë ishin megjithatë të shqetësuar për pasojat e shembullit të një vendi në Lindjen e Mesme që zgjidhte të merrte në dorë asetet e veta.

“Shembulli i shtetëzimit të suksesshëm mund të ketë efekte të rënda në koncensionet amerikane të naftës në pjesë të tjera të botës”, vë në dukje Ajzenhauer në një debat në qeveri.

Dokumentet tregojnë sesi CIA drejtoi virtualisht çdo hap të largimit të Mossadegh, përfshirë edhe ndihmën e gjeneruar për protestat pro-monarkisë e anti-Mossadegh nëpër rrugë. Në një dokument, Kermit Roosevelt Jr. — zyrtari kryesor i CIA-s që orkestroi grushtin e shtetit, dhe dikush me ndoshta emrin më amerikan të shekullin e 20-të – intrigohej kur ushtria nisi të shtypë kundër-demostratat majtiste nga partia Tudeh, e lidhur me Moskën.

“Pati një shenjë tjetër shumë inkurajuese të dielën në mbrëmje, dhe kjo ishte që Tudeh nisi demostratat … dhe duke vepruar pa marrë urdhër, Ushtria nisi të rrahë ashpërsisht njerëzit, dhe më pas shoqëroi katër kamionë me demostrues të përgjakur të Tudeh, dhe ata nuk kishin asnjë autorizim”, shkruan Ruzvelt. “Ishtë diçka spontane dhe kjo na dha inkurajim të pabesueshëm”. Në atë kohë, Mossadegh kishte kaluar tashmë në azil. Shahu do të rikthehej shpejt dhe më shumë se dy dekada sundimi autokratik do të pasonin në Iran.

Një tjetër pohim nga arkiva e re e publikuar tregon sesi CIA po ashtu iu zotua Ayatollah Abol-Ghasem Kashani, ndoshta figurës më fetare të asaj kohe, heqja e mbështetjes nga i cili, për Mossadegh rezultoi fatale për qeverisjen e tij.

Dokumenti i ri tregon se Kashani, i cili ishte një frymëzim për themeluesin e Republikës Islamike, Ayatollah Ruhollah Khomeini, mori mbështetje financiare nga amerikanët. Kur shahu zbriti në Iran në gusht të vitit 1953, disa gazeta islamiste ngritën lart grushtin e shtetit që rrëzoi Mossadegh si një “kryengritje e shenjtë”.

Ka shumë ironi që shpalosen këtu. Por, nuk është e qartë nëse administrata aktuale ka ndjeshmëri për ndonjërën prej tyre.

Muajin e kaluar, sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson u duk të sugjeronte se ndryshimi i regjimit ishte qëllimi i administratës Trump e cila nuk e ka fshehur mospëlqimin me republikën islamike. Në një seancë në Komitetin e Punëve të Jashtme të Kongresit, Tillerson tha se politika amerikane ndaj Iranit do të ishte përballja me përpjekjet e tij “hegjemoni rajonale, për të zhvilluar armë bërthamore” duke punuar për të mbështetur ato elementë brenda Iranit që do të sillnin “tranzicion paqësor të asaj qeverie”.

Referenca ndaj elementëve që punojnë për “tranzicion” bëri që zyrtarët iranianë të kundërpërgjigjen me një reagim zemërak. “Që prej viteve 1950, Shtetet e Bashkuara janë përpjekur të ndërhyjnë në punët e Iranit me strategji të ndryshme, si grusht shteti, ndryshim regjimi dhe ndërhyrje ushtarake”, tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Iranit,  Bahram Qassemi.

Edhe pse mund të ketë shumë arsye për të pasur vërejtje ndaj lidershipit teokratik të Iranit, zyrtarët amerikanë luajnë një lojë të rrezikshme e ndoshta edhe të humbur duke shfaqur hapur amnezi historike.

“Gjërat që bëmë ishin të mbuluara”, vë në dukje Ajzenhauer në ditarin e datës 8 tetor 1953. “Nëse ato bëhen të ditura për publikun, ne jo vetëm do të viheshim në siklet në atë rajon, por shanset tona për të bërë diçka të asaj natyre në të ardhmen pothuajse do të zhdukeshin tërësisht”.

Përgatiti: Juli Prifti -/tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Hapi i rradhës i Uashingtonit me Tajvanin
Azia

Hapi i rradhës i Uashingtonit me Tajvanin

13/08/2022
Lufta kundër shamisë: kur niste në rrugën “Juri Jaksiç”, me aleancën shqiptaro-serbe
Kosova

Lufta kundër shamisë: kur niste në rrugën “Juri Jaksiç”, me aleancën shqiptaro-serbe

13/08/2022
Debati mbi shaminë, Enveri i Kosovës si strumbullar
Kosova

Debati mbi shaminë, Enveri i Kosovës si strumbullar

13/08/2022
Lajme të tjera
PD e LSI kundër listës me të akuzuarit për korrupsion, Rama: nuk keni dëgjuar gjë akoma!

PD e LSI kundër listës me të akuzuarit për korrupsion, Rama: nuk keni dëgjuar gjë akoma!

Zjarri në Vezuv, banorët evakuohen pasi tymi toksik kërcënon Napolin

Zjarri në Vezuv, banorët evakuohen pasi tymi toksik kërcënon Napolin

“The Indipendent”: Jared Kushner nuk siguroi huanë 500 mln dollarë nga Katari para se të nxiste Trump kundër vendit

“The Indipendent”: Jared Kushner nuk siguroi huanë 500 mln dollarë nga Katari para se të nxiste Trump kundër vendit

TË FUNDIT

SHBA: Ukraina përballë Rusisë, arritje të pamundura

SHBA: Ukraina përballë Rusisë, arritje të pamundura

5 orë Më parë
Hapi i rradhës i Uashingtonit me Tajvanin

Hapi i rradhës i Uashingtonit me Tajvanin

7 orë Më parë
Mesazhi i Tiranës për Brukselin: Zhbëjeni raportin e famëkeqit Dick Marty

Mesazhi i Tiranës për Brukselin: Zhbëjeni raportin e famëkeqit Dick Marty

7 orë Më parë
Pamje: SpaceX dërgon 46 satelitë të tjerë Starlink në orbitë

Pamje: SpaceX dërgon 46 satelitë të tjerë Starlink në orbitë

10 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Lufta kundër shamisë: kur niste në rrugën “Juri Jaksiç”, me aleancën shqiptaro-serbe

Lufta kundër shamisë: kur niste në rrugën “Juri Jaksiç”, me aleancën shqiptaro-serbe

13/08/2022
Debati mbi shaminë, Enveri i Kosovës si strumbullar

Debati mbi shaminë, Enveri i Kosovës si strumbullar

13/08/2022
Malazezi i pamëshirshëm për qeranë: 11 jetë të shuara në pak minuta

Malazezi i pamëshirshëm për qeranë: 11 jetë të shuara në pak minuta

13/08/2022
Kurti, një përgjigje “jokompetente” për shaminë

Kurti, një përgjigje “jokompetente” për shaminë

12/08/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Evans Drishti: Mos e quani (zh)”veshjen” kulturë, ajo është arrogancë…

Pastori kosovar që “s’beson” në Zot

Nga Fabian Zhilla: Pornografia artistike në mediat tona

Nga Feston Hajdini*: Dalldisje në vend të mirëqenies!

Nga Enklid Pelari: Tipologjitë e pushteteve dhe gabimi i shqiptarëve me turqit

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist