Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    NATO llogarit dhe më shumë forca në Kosovë

    NATO llogarit dhe më shumë forca në Kosovë

    Tajvani zbulon avionin e tij më të avancuar luftarak

    Tajvani zbulon avionin e tij më të avancuar luftarak

    Sulmuesi i Rushdie: Çfarë e shtyu drejt aktit?

    Sulmuesi i Rushdie: Çfarë e shtyu drejt aktit?

    Ekzekutimi i radhës “me vdekje” në Teksas: iku si “i pafajshëm”

    Ekzekutimi i radhës “me vdekje” në Teksas: iku si “i pafajshëm”

    Peshkopi serb kundër LGBT: “Po të kisha armë, do ta përdorja”

    Peshkopi serb kundër LGBT: “Po të kisha armë, do ta përdorja”

    Kurti në Bruksel: Asnjë tërheqje nga reprociteti në kufi!

    Kurti në Bruksel: Asnjë tërheqje nga reprociteti në kufi!

    Mediat ruse: Serbia po na kthen shpinën!

    Mediat ruse: Serbia po na kthen shpinën!

    Shihni sesi një stuhi rëre “gëlltit” Dubain

    Shihni sesi një stuhi rëre “gëlltit” Dubain

    Edhe SHBA “skërmit dhëmbët”: ç’është Minuteman III?

    Edhe SHBA “skërmit dhëmbët”: ç’është Minuteman III?

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Aqif Rakipi rrëfen aksidentin: isha me shpejtësi normale, ja pse ika nga vendi i ngjarjes

Nga te Sheshi
14/08/2017
në Politikë, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Aksidenti, ja si është shkatërruar makina e deputetit (Foto)

Aqif Rakipi, deputeti i PDIU-së, i cili aksidentoi për vdekje dy ditë më parë Seit Sorrën në autostradën Tiranë-Durrës shprehet se nuk është larguar nga vendi i ngjarjes.

Rakipi tregon se ka ndaluar menjëherë, ka dalë nga makina dhe nga tronditja s’ka qëndruar më aty por është dorëzuar në Komisariatin e Policisë ku ka treguar ngjarjen.

Ai hedh poshtë pretendimet se ka kërkuar që të shkojë në varrimin e të ndjerit dhe tregon se kthehej nga një i afërm i shtruar në spitalin e Durrësit.

“Kam thënë në polici se nuk e di dhe nuk e kuptova se si më doli përpara makinës. Personat e tjerë që ishin me të ndjerin, e që punonin bashkë, kishin kaluar rrugën, ndërsa i ndjeri kishte qëndruar më prapa me shoferin e furgonit. Ai ka dalë nga para furgonit dhe e kam parë vetëm kur e kam goditur.

Kam qenë me shpejtësi normale të lejueshme, sepse nëse do kisha pasur shpejtësi të madhe do të isha bërë copë edhe vetë, mund t’i kisha rënë murit ndarës të autostradës, sepse goditja më erdhi si nga lart, papritur. Mospasja e shpejtësisë më ka lënë në korsi pa u përplasur me betonin”, tha Rakipi për Panorama.

Zoti Rakipi, ju keni heshtur, por mund të zbardhim disa detaje rreth aksidentit. Si ndodhi?

Në radhë të parë, më vjen keq për njeriun që humbi jetën. Në radhë të dytë, më vjen keq për familjarët, nënën, vëllezërit, bashkëshorten dhe fëmijët. Më shqetëson vetëm pjesa që i përket të ndjerit që humbi jetën. Për pjesën time, nuk e kam menduar për asnjë çast, sepse nuk kam pasur asnjë faj. Kam qenë në rrugën time, jo me shpejtësi dhe i ndjeri më ka dalë përpara si hije. Aq sa nuk kam arritur ta shoh. Më mirë aksidentin e tregojnë dëshmitarët okularë që ishin në furgonin që i kishte sjellë ata për në punë. Ata e zbardhin më mirë sesa unë që isha brenda në makinë dhe u godita. Edhe kur kam treguar në Polici kam thënë se nuk e di dhe nuk e kuptova se si më doli përpara makinës. Personat e tjerë që ishin me të ndjerin, e që punonin bashkë, kishin kaluar rrugën, ndërsa i ndjeri kishte qëndruar më prapa me shoferin e furgonit. Ai ka dalë nga para furgonit dhe e kam parë vetëm kur e kam goditur.

A keni qenë më shpejtësi?

Kam qenë me shpejtësi normale të lejueshme, sepse nëse do kisha pasur shpejtësi të madhe do të isha bërë copë edhe vetë, mund t’i kisha rënë murit ndarës të autostradës, sepse goditja më erdhi si nga lart, papritur. Mospasja e shpejtësisë më ka lënë në korsi pa u përplasur me betonin.

Është thënë se ju nuk keni ndaluar fare pas aksidentit, por keni vazhduar rrugën. Si është e vërteta?

Nuk është e vërtetë. Unë ndalova menjëherë. Zbrita nga makina dhe pashë se çfarë kishte ndodhur. Erdhën dhe makina të tjera nga pas dhe ndaluan. U afruan dhe njerëz që ishin aty përreth, nga tregu a ku di unë. Isha shumë i tronditur nga ngjarja e papritur. i kam hipur makinës dhe shkova në komisariat. Kam shkuar me makinën time në komisariat. Nëse do isha me shpejtësi, dëmtimi i saj nuk do të lejonte që të lëvizte nga vendi.

Ju po ktheheshit në Tiranë, ishit në ndonjë sebep?

Unë po kthehesha nga spitali i Durrësit ku kisha qëndruar deri në mëngjes pranë një njeriut tim, që është e shtuar me sëmundje të rëndë. Shumë është thënë këto dy ditë se isha këtu e isha atje, kisha këtë e kisha atë. Politikanët e pashpirt le të flasin, ata nuk janë njerëz. Unë nuk i përkas atyre, unë jam njeri i thjeshtë pranë njerëzve dhe e jetoj si çdokush dhimbjen e secilit. Unë ju thashë dhe më lart, se më vjen keq për të ndjerin dhe familjarët e tij për një aksident të ndodhur jashtë vullnetit tonë, për fatin tonë të keq.

Nga familjarët e të ndjerit është thënë se ju keni dashur të shkoni në varrim. Keni kontaktuar me ta?

Jo, nuk është e vërtetë. Është një situatë e rëndë dhe unë e kuptoj gjendjen e familjarëve. Mua më vjen zor që të shkoj dhe t’i pijë kafen e vakisë dhe pse nuk kisha faj, por fatkeqësia ndodhi. Edhe më vonë, pasi të jetë kaluar dhimbja e madhe, mua përsëri më vjen zor t’i dal përpara familjarëve, gruas e fëmijëve të të ndjerit. Jemi njerëz mbi të gjitha. Unë ndaj me ta dhimbjen për këtë fat tragjik. Por unë kam çuar njerëz të mi për të shprehur ngushëllimin në emrin tim dhe ata e kanë kuptuar këtë pjesë të fatit të keq që na ndodhi të dy palëve. Familjarët e të ndjerit janë treguar shumë njerëzorë, i kanë pritur mirë dhe kanë mirëkuptuar pozicionin tim. /tesheshi.com/

Tags: aksidentiaqif rakipideputet pdiu

Të ngjashmeLajme

“Vetëvritet” një kritik i Putinit, gruaja e tij s’e beson
Kronikë

“Vetëvritet” një kritik i Putinit, gruaja e tij s’e beson

18/08/2022
NATO llogarit dhe më shumë forca në Kosovë
Ballkani

NATO llogarit dhe më shumë forca në Kosovë

18/08/2022
Tajvani zbulon avionin e tij më të avancuar luftarak
Azia

Tajvani zbulon avionin e tij më të avancuar luftarak

18/08/2022
Lajme të tjera
Kosova fiton në Kupën e Zvicrës

Kosova fiton në Kupën e Zvicrës

Skënderbeu sërish aleancë me hungarezët…Latifi shitet tek Akademia e Pushkash

Skënderbeu sërish aleancë me hungarezët…Latifi shitet tek Akademia e Pushkash

Rruga e Arbrit, Ministria e Transporteve shpall njoftimin e ri për konçensionin

Rruga e Arbrit, Ministria e Transporteve shpall njoftimin e ri për konçensionin

TË FUNDIT

“Vetëvritet” një kritik i Putinit, gruaja e tij s’e beson

“Vetëvritet” një kritik i Putinit, gruaja e tij s’e beson

30 minuta Më parë
NATO llogarit dhe më shumë forca në Kosovë

NATO llogarit dhe më shumë forca në Kosovë

41 minuta Më parë
Tajvani zbulon avionin e tij më të avancuar luftarak

Tajvani zbulon avionin e tij më të avancuar luftarak

2 orë Më parë
Biseda Erdogan-Lapid pas rivendosjes së marrëdhënieve Turqi-Izrael

Biseda Erdogan-Lapid pas rivendosjes së marrëdhënieve Turqi-Izrael

2 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Katër armët që i dhanë një goditje Rusisë në Ukrainë

Katër armët që i dhanë një goditje Rusisë në Ukrainë

18/08/2022
Tërmeti me “50 holokauste” që shkaktoi Mahmoud Abbas në Berlin

Tërmeti me “50 holokauste” që shkaktoi Mahmoud Abbas në Berlin

17/08/2022
Mediat ruse: Serbia po na kthen shpinën!

Mediat ruse: Serbia po na kthen shpinën!

17/08/2022
SHBA-të e dinin planin e pushtimit rus: “Djema, hapni llogore!”

SHBA-të e dinin planin e pushtimit rus: “Djema, hapni llogore!”

17/08/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Feston Hajdini: “Shamia”: debat apo mobilizim kauze?

Nga Amir B. Ahmeti: Kosova: shtet laik, sekular apo ateist?

Nga Evans Drishti: Mos e quani (zh)”veshjen” kulturë, ajo është arrogancë…

Pastori kosovar që “s’beson” në Zot

Nga Fabian Zhilla: Pornografia artistike në mediat tona

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist