Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u godit nga një plumb në një tubim në Pensilvani, duke shpëtuar “për qime” nga një pasojë më e tmerrshme me kosto jetën e tij. Sulmuesi, për të cilin ende nuk ka të dhëna të detajuara, u ekzekutua në vend nga forcat e sigurisë amerikane.
Ish-presidenti Donald Trump falënderoi agjentët e Shërbimit Sekret që e mbrojtën atë dhe shprehu ngushëllimet e tij për të ekzekutuarin.
“Për momentin nuk dihet asgjë për sulmuesin, i cili tani është i vdekur”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.
“Më goditi një plumb që më shpoi pjesën e sipërme të veshit të djathtë. E kuptova menjëherë se diçka nuk shkonte, dëgjova një fishkëllimë, të shtëna armësh dhe menjëherë ndjeva një plumb duke më fshikulluar lëkurën. Kishte shumë gjakderdhje, kështu që aty kuptova se çfarë po ndodhte. ZOTI E BEKOFTË AMERIKËN!”
Në të parin reagim shtetëror, Presidenti Biden tha se ishte informuar për incidentin në tubimin e Trumpit në Pensilvani.
“Jam mirënjohës që dëgjova se ai është i sigurt dhe mirë. Lutem për të dhe familjen e tij dhe për të gjithë ata që ishin në tubim, ndërsa presim informacione të mëtejshme”, tha Biden në një deklaratë.
“Jill dhe unë i jemi mirënjohës Shërbimit Sekret që e çoi atë në siguri. Nuk ka vend në Amerikë për këtë lloj dhune. Ne duhet të bashkohemi si një komb për ta dënuar atë”, tha Biden.
“Shërbimi Sekret zbatoi masa mbrojtëse dhe ish-presidenti është i sigurt”, është bërë e ditur zyrtarisht.
Kamala Harris, nënpresidentja që shihet si zëvendësuesja më e mundshme i Bidenit nëse ai vendos të tërhiqet si kandidati demokrat, tha se ajo dhe bashkëshorti i saj ishin “të lehtësuar që (Trump) nuk u plagos rëndë”.
“Ne lutemi për të, familjen e tij dhe të gjithë ata që u plagosën dhe u prekën nga këto të shtëna të pakuptimta”, tha ajo në një deklaratë.
“Ne të gjithë duhet ta dënojmë këtë akt të urryer dhe të bëjmë pjesën tonë për të siguruar që ai të mos çojë në më shumë dhunë,” tha ajo.
Të shtënat në fillim të fjalimit
Të shtënat shpërthyen menjëherë pasi Trump filloi një fjalim në një tubim në natyrë në qytetin Butler.
Agjentët e rrëzuan menjëherë Trumpin dhe e shtrinë nën podium. Pamjet treguan se Trump kishte pak gjak rreth veshit të djathtë dhe në anën e djathtë të fytyrës.
Pas pak çastesh ai u ngrit në këmbë, i rrethuar nga agjentë që e shoqëruan nga skena deri në makinë.
Zëdhënësi i Trump, Steven Cheung tha se ish-presidenti “ndihej mirë”.
“Presidenti Trump falënderon forcat e rendit dhe urgjencën për reagimin e tyre të shpejtë gjatë këtij akti të urryer. Ai është mirë dhe aktualisht po vlerësohet në një institucion mjekësor lokal. Së shpejti do të kemi më shumë detaje”, tha Cheung.
“Ne pamë shumë njerëz që hidheshin në tokë, dukeshin të hutuar, dëgjova të shtëna, dukej si diçka midis fishekzjarreve dhe një arme të kalibrit të vogël,” tha për AFP John Yeykal, një dëshmitar në vendngjarje.
Ky ishte tubimi i fundit i fushatës së Trump përpara fillimit të Konventës Kombëtare Republikane në Milwaukee të hënën.
Ish-presidenti amerikan Barack Obama tha në një deklaratë në X se ai ishte i lehtësuar që Trump u plagos vetëm lehtë.
“Nuk ka vend për dhunë politike në demokracinë tonë,” tha Obama.
Senatori Bernie Sanders, i cili është shfaqur si një mbështetës i zëshëm i Presidentit Biden javët e fundit, thotë se i uron Trumpit një “shërim të shpejtë”.
“Dhuna politike është absolutisht e papranueshme”, tha Sanders në një postim në rrjetet sociale.
“Jam i tmerruar nga ajo që ndodhi në mitingun e Pensilvanisë dhe jam i lehtësuar që ish-presidenti Trump është i sigurt. Dhuna politike nuk ka vend në vendin tonë”, tha ai.
“Jam i tmerruar nga ajo që ndodhi në mitingun e Pensilvanisë dhe jam i lehtësuar që ish-presidenti Trump është i sigurt. Dhuna politike nuk ka vend në vendin tonë”, tha kreu i shumicës republikane në Senat, Chuck Schumer.
Udhëheqësi demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, tha se mendimet e tij janë me Donald Trump.
“Amerika është një demokraci. Dhuna politike e çfarëdo lloji nuk është kurrë e pranueshme.”
Ish-presidenti Xhorxh W. Bush është “mirënjohës” që ish-presidenti Donald Trump është i sigurt pas një “sulmi frikacak”.
Miliarderi dhe investitori i teknologjisë Elon Musk njoftoi mbështetjen e tij për ish-presidentin Donald Trump pas incidentit të së shtunës në Butler dhe i uroi atij një shërim të shpejtë.
Reagimet e para ndërkombëtare
Shprehjet e para ndërkombëtare të mbështetjes për Trump erdhën nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe homologu i tij hungarez Viktor Orbán.
Zyra e kryeministrit të sapoemëruar të Britanisë së Madhe, Keir Starmer, njoftoi:
“Ne dënojmë me termat më të ashpër të gjitha format e dhunës politike dhe i dërgojmë urimet tona më të mira Presidentit Trump dhe familjes së tij në këtë kohë”.
Starmer, i cili mori detyrën në fillim të këtij muaji, ishte ndër liderët e parë botërorë që reagoi.
Coline Clarke, nga Soufan Group, paralajmëron se incidenti paralajmëron një “stinë shumë të rrezikshme politike”.
“Kjo thjesht tregon gjendjen e demokracisë amerikane,” tha ai.
“Kjo është një ditë e zezë në historinë amerikane, pavarësisht nga bindjet tuaja politike dhe mendoj se ne jemi në një vend shumë të keq përpara zgjedhjeve.” /tesheshi.com/