Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

POST-LUFTA/ Inisiativa e Alyev-it që po tërbon Armeninë

Armenia të martën akuzoi Azerbajxhanin për nxitje të urrejtjes etnike duke ekspozuar helmetat e ushtarëve armenë të vrarë në një luftë midis dy vendeve fqinje vitin e kaluar.

Konflikti për dekada të tëra mbi rajonin e Nago-Karabakut në shtator 2020 u përshkallëzua në një luftë në të cilën u vranë më shumë se 6,000 njerëz,

Luftimet gjashtë javore përfunduan në disfatën e Armenisë në nëntor dhe marrëveshja e paqes sipas së cilës Jerevani i dorëzoi një territor të madh Baku-së, u kuptua në Armeni si një poshtërim kombëtar.

Të hënën, presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev vizitoi “parkun e trofeve”, ku ishin shfaqur pajisjet e konfiskuara nga ushtarët armenë.

“Të gjithë ata që vizitojnë parkun e trofeve ushtarake do të shohin forcën e ushtrisë sonë, forcën e vullnetit tonë, por gjithashtu do të shohin sa e vështirë ishte të fitoje,” tha Aliyev.

Qindra helmeta të ushtarëve armenë të vrarë, si dhe figura dylli që i simbolizojnë ato, janë gjithashtu të ekspozuara në parkun në Baku.

Hapja e ardhshme e parkut ka zemëruar Armeninë dhe ministri i jashtëm i vendit ka akuzuar Azerbajxhanin për “degradim publik të kujtesës së viktimave të luftës, personave të zhdukur dhe robërve të luftës dhe shkelje të të drejtave dhe dinjitetit të familjeve të tyre”.

“Azerbajxhani ka forcuar përfundimisht pozicionin e tij si një qendër globale e intolerancës dhe ksenofobisë,” tha ministria në një deklaratë.

Historiani armen Mher Barseghyan tha për AFP se ky ishte “fashizëm i pastër”. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts