Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Hapi i rradhës i Uashingtonit me Tajvanin

    Hapi i rradhës i Uashingtonit me Tajvanin

    Lufta kundër shamisë: kur niste në rrugën “Juri Jaksiç”, me aleancën shqiptaro-serbe

    Lufta kundër shamisë: kur niste në rrugën “Juri Jaksiç”, me aleancën shqiptaro-serbe

    Debati mbi shaminë, Enveri i Kosovës si strumbullar

    Debati mbi shaminë, Enveri i Kosovës si strumbullar

    Shamia, tjetër pastor kosovar “heq maskën”

    Shamia, tjetër pastor kosovar “heq maskën”

    Hapja: kjo është xhamia më e madhe në Azinë Qendrore

    Hapja: kjo është xhamia më e madhe në Azinë Qendrore

    Vuçiç bën një përbetim: Sa të jem gjallë….

    Vuçiç bën një përbetim: Sa të jem gjallë….

    Shkrirja e akullnajave: ky aeroplan u rrëzua në vitin 1968

    Shkrirja e akullnajave: ky aeroplan u rrëzua në vitin 1968

    Malazezi i pamëshirshëm për qeranë: 11 jetë të shuara në pak minuta

    Malazezi i pamëshirshëm për qeranë: 11 jetë të shuara në pak minuta

    FBI merr dokumente “top secret” nga pasuria e Trump

    FBI merr dokumente “top secret” nga pasuria e Trump

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Akuzat për vrasje e shantazhe mes politikanëve të Kosovës, pse hesht kryeprokurori Lumezi?

Nga te Sheshi
06/08/2017
në Kryesore, Politikë, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Akuzat për vrasje e shantazhe mes politikanëve të Kosovës, pse hesht kryeprokurori Lumezi?

Nga Blendi Gashi

Sistemi i drejtësisë në Kosovë, që nga paslufta, është në gjendje kome të vërtetë ku prokurorët e gjykatësit në vend që të çojnë pas hekurave politikanët që dyshohet se janë të korruptuar, me  heshtjen dhe mosveprimin e tyre i mbrojnë ata duke i lënë të lirë të shëtisin rrugëve me vetura super të shtrenjta.

Që prokurorët dhe gjykatësit janë tërësisht të kapur nga politika e tregojnë edhe rastet e fundit ku politikanë të nivelit të lartë, tre ditët e fundit kanë akuzuar njëri-tjetrin për vrasje, shantazhe e vepra korruptive duke terrorizuar kështu popullin, ndërsa si edhe më parë prokuroria vazhdon të mos reagojë.

Bëhet fjalë për akuzat që kanë drejtuar mes njëri-tjetrit zëdhënësi i PDK-së, njëherësh ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci dhe deputeti i ri i Vetëvendosjes Dardan Molliqaj.

Ky i fundit ka akuzuar kreun e PDK-së Kadri Veselin se në kohën kur ka qenë udhëheqës i SHIK-ut ka dhënë urdhër për qindra vrasje politike, haraç, kërcënime largime nga puna etj.

Kurse Stavileci ka mbrojtur shefin e tij duke e quajtur Molliqajn “koka e sulmit terrorist në drejtim të Kuvendit”.

Këto janë akuza tejet të rënda, aq sa një sistem i vërtetë drejtësie do të çohej në këmbë dhe menjëherë do të thërrhiteshin nga prokuroria për të dhënë dëshmitë e tyre në mënyrë që të nisnin hetimet për vrasjet, shantazhet e të tjerat që përmendin dy politikanë në fjalë.

Në të kundërt, pra nëse do të provohej se nuk ka dëshmi e fakte, si Stavileci ashtu edhe Molliqaj do të përballeshin me drejtësinë për shpifjen e bërë, pasi politikanët, por jo vetëm, duhet të mbajnë përgjegjësinë për deklaratat që bëjnë në mënyrë që të mos terrorizohen një popull i tërë me akuza eventuale të pabaza të cilat mund të bëhen sa për të dëmtuar njëri-tjetrin politikisht.

Ja ç’thonë njohësit e drejtësisë

Njohësit e fushës së drejtësisë thonë se Prokuroria e Shtetit e drejtuar nga  Aleksandër Lumezi menjëherë do të duhej të reagonte dhe të merrej me akuzat në fjalë.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se në një shtet normal ku sundon ligji, Prokuroria e ka obligim ligjor që në raste të tilla të inicoj procedura sipas detyrës zyrtare.

Miftaraj thotë se zbulimi i vrasjeve politike pas luftës është jo vetëm interes publik, por obligim i shtetit që të zbulojë autorët e këtyre veprave penale dhe drejtësia të vihet në vend.

“Vrasjet poltike cënojnë rëndë rendin kushtetues dhe juridik në Kosovë. Fatkeqësisht, tanimë është dëshmuar se organet e drejtësisë janë të politizuara dhe veprimet apo mosveprimet e tyre janë të sinkronizuara me interesat e politikës.

Në një shtet ligjor, me demokraci të konsoliduar dhe me aktivizëm qytetar, krerët e këtyre institucioneve, e veçanërisht Prokurori i Shtetit nuk do të mund të ndiheshin kaq komod.

Kjo dëshmon integritetin e këtyre institucioneve, pavarësinë e tyre në praktikë dhe lidhjet e tyre me politikën apo nënshtrimin vullnetar të tyre karshi politikës”, thotë Miftaraj për tesheshi.com.

Riza Smaka, njohës i fushës së drejtësisë, thotë se Prokuroria e Shtetit është e detyruar të merret me një çështje, ta hetojë dhe formulojë juridikisht nëse ka elemente për ta ngritur para gjykatës kur denoncohet nga një individ, e lëre nga parti politike.

“Po të isha prokuror, këtë çështje menjëherë do ta kisha proceduar. Mjerisht sistemi i drejtësisë në segmente të caktuara është bllokuar nga oligarkët qeveritarë dhe kjo është dukuri tepër negative.

Kryeprokurori deklaratat anti-korrupsion duhet t’i bëj vepra”, thotë Smaka për tesheshi.com. /tesheshi.com/

Tags: . prokuroriakuzahetimkosoveshantazhevrasje

Të ngjashmeLajme

SHBA: Ukraina përballë Rusisë, arritje të pamundura
Konflikti

SHBA: Ukraina përballë Rusisë, arritje të pamundura

13/08/2022
Hapi i rradhës i Uashingtonit me Tajvanin
Azia

Hapi i rradhës i Uashingtonit me Tajvanin

13/08/2022
Mesazhi i Tiranës për Brukselin: Zhbëjeni raportin e famëkeqit Dick Marty
Politikë

Mesazhi i Tiranës për Brukselin: Zhbëjeni raportin e famëkeqit Dick Marty

13/08/2022
Lajme të tjera
Turisti polak humb jetën në Ksamil, shkak problemet kardiake

Turisti polak humb jetën në Ksamil, shkak problemet kardiake

Arrestohet në Vlorë një kosovar: veprat kriminale i shoqëronte më thirrje fetare

Vlorë, makina përplas për vdekje të moshuarin

Pishinat më të mahnitshme natyrale në botë (foto)

Pushimet, ende luks për shqiptarët. Ja sa shpenzon mesatarisht një familje…

TË FUNDIT

SHBA: Ukraina përballë Rusisë, arritje të pamundura

SHBA: Ukraina përballë Rusisë, arritje të pamundura

4 orë Më parë
Hapi i rradhës i Uashingtonit me Tajvanin

Hapi i rradhës i Uashingtonit me Tajvanin

6 orë Më parë
Mesazhi i Tiranës për Brukselin: Zhbëjeni raportin e famëkeqit Dick Marty

Mesazhi i Tiranës për Brukselin: Zhbëjeni raportin e famëkeqit Dick Marty

6 orë Më parë
Pamje: SpaceX dërgon 46 satelitë të tjerë Starlink në orbitë

Pamje: SpaceX dërgon 46 satelitë të tjerë Starlink në orbitë

9 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Lufta kundër shamisë: kur niste në rrugën “Juri Jaksiç”, me aleancën shqiptaro-serbe

Lufta kundër shamisë: kur niste në rrugën “Juri Jaksiç”, me aleancën shqiptaro-serbe

13/08/2022
Debati mbi shaminë, Enveri i Kosovës si strumbullar

Debati mbi shaminë, Enveri i Kosovës si strumbullar

13/08/2022
Malazezi i pamëshirshëm për qeranë: 11 jetë të shuara në pak minuta

Malazezi i pamëshirshëm për qeranë: 11 jetë të shuara në pak minuta

13/08/2022
Kurti, një përgjigje “jokompetente” për shaminë

Kurti, një përgjigje “jokompetente” për shaminë

12/08/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Evans Drishti: Mos e quani (zh)”veshjen” kulturë, ajo është arrogancë…

Pastori kosovar që “s’beson” në Zot

Nga Fabian Zhilla: Pornografia artistike në mediat tona

Nga Feston Hajdini*: Dalldisje në vend të mirëqenies!

Nga Enklid Pelari: Tipologjitë e pushteteve dhe gabimi i shqiptarëve me turqit

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist