Ka qenë qeveria e drejtuar nga Mehmet Shehu më 3 mars të vitit 1960 që e ka caktuar 7 marsin si Ditën e Mësuesit. Kjo datë është caktuar edhe nga qeveria e Kosovës dhe hyn në ato festat kombëtare që festohet njëkohësisht në të gjitha trevat shqiptare. 7 marsi është endosur si data kur është hapur e para shkollë publike në Korçë në vitin 1887 që u ngrit nga rilindasit dhe si drejtor të parë pati Pandeli Sotirin. Por pas vitit 1990 pati shumë diskutime nëse do të duhet të ndryshohet ky përkujtim, pasi shkollat shqipe kanë qenë të hapura edhe para vitit 1887, jo vetëm në territorin actual të Republikës së Shqipërisë, por edhe në Kosovë, trevat shqiptare në Maqedoni e më gjerë.
V E N D i M
mbi caktimin e datës 7 mars si dita e mësuesit.
Me qëllim që të ngrihen gjithnjë më lart traditat e popullit tonë; duke e çmuar rolin e madh të punonjësve të arsimit në edukimin e brezit të ri dhe në zhvillimin e gjithanshëm arsimor dhe kulturor të shoqërisë sonë socialiste; duke marrë parasysh se data 7 mars 1887, dita e çeljes të shkollës së parë shqipe shënon një fakt historik me rëndësi në jetën politike e kulturore të vendit tonë; me qëllim që të përkujtohet data 7 mars 1887,
PRESIDIUMI i KUVENDIT POPULLOR
me propozimin e Qeverisë
V E N D O S i :
- – Caktohet data 7 Mars si dita e mësuesit.
- – Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Tiranë, më 3 mars 1960
Vendimi Nr.113
(tesheshi.com)