Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

DEKLARATA/ Diplomati i diskutueshëm: S’ka paqe në Ballkan pa ambiciet serbe

Timothy Less, një ish-diplomat britanik dhe menaxher i projektit të projektit “Studimet e shpërbërjes” në Qendrën për Gjeopolitikë në Universitetin e Cembrige, një bashkëbisedues i preferuar i mediave në Serbi dhe Bosnjë, i tha Face TV se “Boshnjakët nuk mund të mbrojnë Bosnjen dhe se Serbia do ta katandisë Kosovën në Republika Srpska”.

“Eshtë një plan”, tha ai, i cili “parashikoi me besim të ardhmen e përgjakshme të kësaj pjese të Evropës” në një intervistë me NIN disa vjet më parë.

Eshtë një “studiues” të cilin shumë e akuzojnë se “ëndërronte me nacionalistët ballkanas për rivendosjen e kufijve në ish-Jugosllavi”.

Sipas tij, “jo-letra” sllovene i përgjigjet një realiteti të ri politik.

“Ky dokument erdhi nga zyra e Janez Jansa. Sllovenët kanë interes në Ballkan, ata e kuptojnë mentalitetin ballkanik. Evropa duhet të marrë iniciativën nëse Ballkani do të riorganizohet. Ata kanë vendosur të fillojnë mekanizmin përmes ‘jo-letrës’”, tha ai.

Ai beson se sllovenët vendosën të provojnë reagimin ndërkombëtar me këtë “jo-letër”.

Ai pretendon se “derisa të mos plotësohen dëshirat e serbëve, nuk do të ketë paqe në Ballkan”.

“Serbia po lufton për të arritur qëllimin, Shengeni i Vogël është një nga frontet deri në realizimin e projektit të Serbisë së Madhe”, tha Less i diskutueshëm për Face TV. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts