Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kim Jong-un shpall “fitoren” ndaj Corona-s, fajëson Korenë e Jugut

    Kim Jong-un shpall “fitoren” ndaj Corona-s, fajëson Korenë e Jugut

    Kurti: Kosova, pa frikë ndaj Serbisë!

    Kurti: Kosova, pa frikë ndaj Serbisë!

    Ajnuddin ishte një snajper taleban, tani ka një punë në zyrë

    Ajnuddin ishte një snajper taleban, tani ka një punë në zyrë

    FBI: Iraniani që do vriste John Bolton

    FBI: Iraniani që do vriste John Bolton

    Misteri i katër muslimanëve të vrarë në New Mexico

    Arrestim për vrasjet e katër muslimanëve në New Mexico

    Përdhunim apo…? Ç’i ndodhi një amerikaneje pranë Notre-Dame

    Përdhunim apo…? Ç’i ndodhi një amerikaneje pranë Notre-Dame

    Nga kush u godit imami Zeqir Berisha në Podujevë?

    Nga kush u godit imami Zeqir Berisha në Podujevë?

    Kurti, i vendosur për 1 shtatorin

    Kurti, i vendosur për 1 shtatorin

    Pogba: O Zoti im, mbroje popullin e Gaza-s!

    Pogba: O Zoti im, mbroje popullin e Gaza-s!

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

25 vjet më parë: kur ortodoksët shqiptarë anti-Janullatos përkraheshin nga PS dhe PD

Nga te Sheshi
03/08/2017
në Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 3 mins read
A A
25 vjet më parë: kur ortodoksët shqiptarë anti-Janullatos përkraheshin nga PS dhe PD
37
SHPËRNDARJE

Një protestë e rëndësishme ka ndodhur si sot 25 vjet më parë, kur një grup besimtarësh ortodoksë të Tiranës, tentuan të ndalin shpalljen e priftit grek, Anastas Janullatos, Kryepeshkop të Shqipërisë. Protesta e nënshkruar nga besimtarët ortodoksë mbërriti në parlament pasi mori mbështetjen e 28 deputetëve të PD-së dhe 20 deputetëve të PS-së.

Në deklaratën e besimtarëve ortodoksë evidentohej se disa të ashtuquajtur kishtarë shqiptarë, si ish-komunisti Aleko Dhima, po mbështesin përpjekjet e kishës greke për të emëruar  Janullatosin në krye të kishës ortodokse shqiptare.

Në emër të deputetëve të PD-së, i ndjeri Perikli Teta lexoi deklaratën e besimtarëve ortodoksë duke i kërkuar parlamentit të marrë vendimet e duhura dhe të bëjë të mundur sa më shpejt abstragimin e këtij kleriku grek nga Shqipëria dhe njëkohësisht krijimin e një komisioni parlamentar për të verifikuar aktivitetit e kishës greke në zonat jugore të vendit tonë.

Deklarata e Perikli Tetës u mbështet edhe nga ajo e Namik Dokles i cili tha se 20 deputetët socialstë të pranishëm në sale, e mbështesin protestën e besimtarëve ortodoksë.

Seancë parlamentare, e hënë, 3 gusht 1992, ora 17:00

Perikli Teta – Zoti Kryetar, Në emër të një grupi prej 28 deputetësh të Partisë Demokratike dhe të Partisë Socialdemokrate, desha të shpreh përkrahjen për një protestë që na ka ardhur nga një grup ortodoksësh shqiptarë me këtë përmbajtje:

P r o t e s t ë

Ne, besimtarët ortodoksë, të mbledhur sot në Kishën Ortodokse të Tiranës protestuam dhe protestojmë energjikisht ndaj përpjekjeve të kishës greke, të ndihmuar dhe nga disa të ashtuquajtur kishtarë shqiptarë, si ish-komunisti Aleko Dhima për të shpallur Kryepeshkop të Shqipërisë, priftin grek, Anastas Janullatos.

Këto janë atentate që i bëhen Autoqefalisë së Kishës Shqiptare, e cila është arritur me gjakun e sakrificat e atdhetarëve tanë të shquar, si: Papakristo Negovani, Petro Nini Luarasi, Fan Noli etj.

Megjithëse opinioni ynë e ka ngritur zërin kundër ndërhyrjes brutale të kishës greke, të njohur për qëndrimin e saj dhe sot e kësaj dite antishqiptar, ata përsëri sot u përpoqën të realizojnë vendosjen e Janullatosit si Kryepeshkop të Shqipërisë, gjë që është në kundërshtim të hapur me statusin e kishës autoqefale shqiptare.

Ne, besimtarët e ndershëm ortodoksë, të fyer në ndjenjat tona fetare, kombëtare, i bëjmë thirrje mbarë opinionit ortodoksë shqiptarë të dënojë me forcë veprime të tilla dhe të bashkohet me ne për të mos e njohur as sot , as kurrë peshkopin e importuar. Shqipërisë kurrë nuk i kanë munguar klerikët e zotë, të ndershëm dhe atdhetarë. Të mos mendojnë shovinistët grekë se tashmë u erdhi koha për të realizuar synimet e tyre satanike.

Tiranë, më 02.08.1992.

Teta vazhon… Përveç kësaj, zoti Kryetar, unë në emër të këtyre deputetëve dhe të protestuesve, i sugjeroj Kryesisë së Kuvendit Popullor që të interesohet dhe të bëjë të mundur sa më shpejt abstragimin e këtij kleriku grek nga Shqipëria dhe njëkohësisht krijimin e një komisioni parlamentar për të verifikuar aktivitetit e kishës greke në zonat jugore të vendit tonë. Ju faleminderit!

Pjetër Arbnori – Ju faleminderit edhe unë, zoti deputet Perikli Teta për fjalën tuaj që thatë edhe në emër të disa deputetëve të tjerë dhe mendoj që i gjithë Kuvendi Popullor duhet të jetë dakord me këtë shprehje të patriotizmit të ortodoksëve shqiptarë dhe të patriotizmit të të gjithë deputetëve tanë që janë kundër ndërhyrjeve të huaja në kishat tona.

Namik Dokle – Meqenëse zoti Teta nuk përfshiu asnjë nga deputetët e Partisë Socialiste në këtë deklaratë, unë po them që të shtojë edhe 22 emrat e deputetëve të pranishëm socialistë që janë këtu.

Përgatiti: Ermir Hoxha – /tesheshi.com/ 

Të ngjashmeLajme

Kurti: Kosova, pa frikë ndaj Serbisë!
Ballkani

Kurti: Kosova, pa frikë ndaj Serbisë!

11/08/2022
Pegasus: një spiun izraelit me pasaportë amerikane
Shkencë & Jetë

Pegasus: një spiun izraelit me pasaportë amerikane

11/08/2022
Vajza jashtëmartesore e mbretit Albert: Unë, si një copë mish qenve!
Sociale & Shoqëri

Vajza jashtëmartesore e mbretit Albert: Unë, si një copë mish qenve!

10/08/2022
Lajme të tjera
Shkëmbim zjarri te Komuna e Parisit, plagoset 24 vjeçari. Detajet e ngjarjes

Shkëmbim zjarri te Komuna e Parisit, plagoset 24 vjeçari. Detajet e ngjarjes

PD dhe LSI në aleancë ankimtare: rezultatet e 25 qershorit, fiktive

Koalicion LSI-PD? Ja reagimi i Monika Kryemadhit

Eliminon Mlada Boleslavin, Skënderbeu vijon rrugëtimin në Europa League

Eliminon Mlada Boleslavin, Skënderbeu vijon rrugëtimin në Europa League

TË FUNDIT

Edhe Sllovenia i “hap krahët” Turqisë

Edhe Sllovenia i “hap krahët” Turqisë

2 orë Më parë
Ç’i shkaktoi tensionet e fundit në Nago-Karabak?

Ç’i shkaktoi tensionet e fundit në Nago-Karabak?

2 orë Më parë
Ç’po bëjnë rusët në skenën e Filarmonisë së Mariupolit?

Ç’po bëjnë rusët në skenën e Filarmonisë së Mariupolit?

3 orë Më parë
B i Italisë, si i Shqipërisë: jo vetëm dashuria s’njeh moshë!

B i Italisë, si i Shqipërisë: jo vetëm dashuria s’njeh moshë!

4 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Kurti: Kosova, pa frikë ndaj Serbisë!

Kurti: Kosova, pa frikë ndaj Serbisë!

11/08/2022
Pegasus: një spiun izraelit me pasaportë amerikane

Pegasus: një spiun izraelit me pasaportë amerikane

11/08/2022
Vajza jashtëmartesore e mbretit Albert: Unë, si një copë mish qenve!

Vajza jashtëmartesore e mbretit Albert: Unë, si një copë mish qenve!

10/08/2022
Pastori kosovar që “s’beson” në Zot

Pastori kosovar që “s’beson” në Zot

10/08/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Pastori kosovar që “s’beson” në Zot

Nga Fabian Zhilla: Pornografia artistike në mediat tona

Nga Feston Hajdini*: Dalldisje në vend të mirëqenies!

Nga Enklid Pelari: Tipologjitë e pushteteve dhe gabimi i shqiptarëve me turqit

I tillë është shef Saimiri!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist