Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

​Reagimi i sauditëve: pastruesi mbulohet në dhurata pasi tallet në rrjetet sociale

Një pastruesi në Arabinë Saudite i është dhuruar një set me flori dhe i janë premtuar plot dhurata të tjera dhe me mijëra rijalë pasi dikush e kishte talluar në mediat sociale kur një foto e tij teksa shikonte në një dyqan florinjsh u shpërnda në internet.

reagimi-i-sauditeve-pastruesi-mbulohet-ne-dhurata-pasi-tallet-ne-rrejetet-sociale-2

Një përdorues në Instagram u tall me pastruesin me origjinë nga Bangladeshi por që punon në Rijad, duke e shpërndarë foton e tij ku shkruante: “Ai duhet të shohë vetëm mbeturinat”.

Komenti bëri që njerëzit të reagonin duke shfaqur mbështetje të jashtëzakonshme për pastruesin. Abdullah al Kahtani, i cili ka një llogari në Twitter të quajtur Ensaniyat (Humanitarizëm), filloi një fushatë për ta gjetur burrin në foto.

“Mora një pafundësi telefonatash dhe mesazhesh në përgjigje të postimit tim në Twitter.” “Vetëm 3 orë pas postimit tim, i cili u shpërnda 6 mijë herë, arritëm ta gjenim burrin,” tha biznesmeni 38-vjeçar për CNN.

reagimi-i-sauditeve-pastruesi-mbulohet-ne-dhurata-pasi-tallet-ne-rrejetet-sociale-3

Përdoruesit e Twitterit arritën ta gjenin pastruesin, Nazer al-Islam Abdul Kerim.

Kur Al-Kahtani postoi një foto të re me pastruesin, njerëzit e kontaktuan pasi deshën edhe ata që të jepnin ndihmën e tyre.

“Disa donin t’i dhuronin flori, disa të tjerë para, iPhone dhe telefona Samsung Galaxy”, tha Al-Kahtani.

Më tej, ai shpreh për CNN se do të donte që raste të tilla solidarizimi të ishin më të shpeshta pasi tregojnë forcën e unitetit të njerëzve dhe mirësinë e tyre. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts