Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

​​Ishujt Faroe arritën të krijojnë një Google Street View të tyren falë kësaj nismëtareje (video)

Ishujt Faroe janë një arqipelag autonom i Mbretërisë së Danimarkës. Ndodhen mes Norvegjisë, Islandës si dhe Skocisë. Emri i vendit përkthehet “ishujt e deleve” pasi numri i tyre shkon tek rreth 80 mijë, pra dyfishi i numrit të popullsisë.

Në prill të 2016, Durita Andreassen e cila punon për bordin e bashkisë së vendit në sektorin e turizmit u mërzit shumë kur mori vesh se ishujt mungonin në programin “Google Street View”. Kështu ajo arriti të filmonte një sërë videosh falë ndihmës së deleve dhe një pjese të mirë të komunitetit vendas për të treguar bukuritë e ishujve.

Ajo instaloi kamera 360 gradëshe me energji diellore në varëset e kambanave të deleve për të filmuar edhe aty ku makina dhe njerëzit nuk ngjiten dot. Imazhet e filmuar Andreassen i kthente në kordinata  GPS. Më pas imazhet e kapura i ngarkonte në Google Street View manualisht duke i shoqëruar edhe me hashtagun #wewantgooglestreetview.

Jo vetëm që Andreassen arriti të tërheqë vëmendjen e Google-it por e ktheu fushatën e saj në një projekt të fuqishëm për promovimin e turizmit vendas. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts