Zyrtarizohet “Bindja”, opozita e opozitës: futemi në zgjedhje!

Mu në ditën e formimit të paktit opozitar, e shpalljes prej sa të mos’hyrjes në zgjedhje me Ramën kryeministër, ia beh Bindja Demokratike, zyrtarizimi i partisë së re dalë nga PD-ja dhe në opozitën edhe me Bashën. Ndër të tjera, ajo deklaron hyrjen në zgjedhje.

Deklarata e parë e kësaj force është:

“Shqipëria do të ketë prej sot një parti opozitare më shumë.

Bindja Demokratike dorëzoi paradite në gjykatën e Tiranës të gjithë dokumentacionin e regjistrimit si parti politike, shoqëruar me rreth 4 mijë ­firma mbështetësish për krijimin e saj.

Vendimi erdhi pas takimit të një grupi të madh nismëtarësh mbrëmjen e kaluar, ku u përcaktuan edhe hapat e para të kësaj organizate politike në rrugëtimin e saj. Nismëtarët vendosën të mandatojnë një bord të përkohshëm, i cili do të përfaqësojë partinë deri në ngritjen dhe zgjedhjen e forumeve drejtuese të saj, sipas statutit.

Anëtarë të këtij bordi do të jenë:
Arben Skënderi, Valbona Mezini, Fabian Topollaj, Astrit Patozi, Andi Përmeti dhe Leonard Olli, ndërsa koordinator i tij Astrit Patozi.

Po sot Bindja Demokratike dorëzoi në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve kërkesën për pjesëmarrje si subjekt politik në zgjedhjet vendore të 30 qershorit”.

Por si e komentoi Basha këtë zhvillim në kampin opozitar?

Ja reagimi i tij kur u pyet për “Bindjen”: “Gjeneza e të keqes kur jemi janë zgjedhjet false. Nuk do ketë më qeveri false, parlament fals, apo opozitë false”. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts