Auto Dak
Auto Dak

Zyrtari i lartë i OSBE-së, pohim nga Beogradi: pendesë te ata që kanë bojkotuar zgjedhjet në rajon

“Partitë e opozitës në shumë vende janë penduar për vendimin për të bojkotuar zgjedhjet”, ka deklaruar Thomas Greminger, sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, si një mesazh se një gjë të tillë nuk duhet ta bëjë dhe opozita serbe, edhe ajo e frustuar përballë pushtetit të Vuçiçit.

Edhe pse e ka thënë shumës, nuk është e vështirë të kuptohet se fraza shkon për atë që ka bërë opozita në Shqipëri, e cila plus dhe dorëzimit të mandateve ,ka dalë jashtë sistemit, e tani nuk po dinë se si të rihyjë aty pa kosto të tjera politike.

“Një bojkot nuk është dhe nuk mund të jetë një zgjidhje afatgjatë,” u tha ai gazetarëve pas një seri takimesh që ai pati në Beograd me krerët e shtetit serbe, parti politike dhe organizata joqeveritare.

“Nëse i shikoj gjërat përmes një tabloje më të madhe, mund të them që partitë e opozitës në shumë vende janë penduar për vendimin për të bojkotuar zgjedhjet”, theksoi me ta madhe Greminger.

Sipas tij, ka shumë më tepër mundësi për të përmirësuar kushtet për zgjedhje, por ka edhe më shumë rekomandime që mund të zbatohen në një afat të shkurtër.

Greminger tha gjithashtu se protestat dhe betejat jashtë parlamentare janë pjesë e çdo shoqërie demokratike, por që opozita duhet të kthehet në institucione në një pikë, sërish duke iu referuar sidmos zhvillimeve shqiptare. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts