Zyrtari belg, apel shqiptarëve: jo azil në Begjikë, ju nuk jeni sirianë apo afganë

Sekretari për Azilin dhe Migracionin në Belgjikë, Theo Francken, ka përcjellë një mesazh të qartë për të gjithë ata shqiptarë që janë mprehur për të shkuar në vendin e tij dhe marrë azil.

“Ne u japim azil shtetasve nga Siria. Ne nuk u japim azil shtetasve që vijnë nga Shqipëria. Ky nuk është një vend në luftë; ky nuk është një vend me politika opresive; ky nuk është një vend ku gazetarët futen në burg dhe kjo është një demokraci e qëndrueshme. Pra ne nuk u japim azil shqiptarëve”, tha zyrtari i lartë belg gjatë një konferencë shtypi me zv/ministren e Brendshme Rovena Voda.

Francken e konsideroi të pakonceptueshme sesi shqiptarët renditen përkrah popujve që janë në luftë si Siria dhe Afganistani, në kërkesat për azil.

Unë kam një mesazh për të gjithë qytetarët shqiptarë:  ju lutem, informohuni para se të vini në Belgjikë, para se të hyni në zonën Schengen. Ju duhet të keni pare për 3 muaj qëndrim, ndërsa kur ju vini me vetëm 50 euro dhe pa asnjë kredit-kartë, apo tjetër, atëherë ju nuk mund të hyni dhe nuk do t’ju lënë të hyni, sepse është e pamundshme të jetosh në Belgjikë me 50 euro”, shtoi zyrtari nga Brukseli. /tesheshi.com/

Related posts