728 x 90 Leaderboard

Zyrtare: Presidenti i Kosovës votohet të premten në orën 11:00

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka njoftuar se të premten në orën 11:00 do të mbahet seanca në të cilën do të votohet për zgjedhjen e Presidentit.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se kandidatë janë Hashim Thaçi dhe Rafet Rama.

Deputeti i PDK-së nga Skenderaj, do të jetë kandidati i “i djegur”, pasi dihet se ai është propozuar vetëm formalisht.

Sipas kushtetutës së Kosovës, në mënyrë që procesi të jetë i rregullt, nevojiten dy kandidatë në mënyrë që të vazhdohet me votimin për zgjedhjen e presidentit. Andaj, kandidatura e tij është më shumë ceremoniale.

Më herët, si në rastin e Ramës kanë qenë edhe Suzana Noveberdali që ka kandiduar kundër Behgjet Pacollit, ish-deputeti Naim Maloku që ishte kundërkandidat i Fatmir Sejdiut, dhe Ramë Buja që kishte pasur detyrë të maste forcat me presidentin e parë të vendit, Ibrahim Rugova.

/tesheshi.com/

Related posts