728 x 90 Leaderboard

Zvarritja e Vettingut nga PD, Xhafaj: Është absurde, partitë nuk zhbëjnë dot Gjykatën Kushtetuese

Mazhoranca hedh poshtë propozimet e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për të ndryshuar ligjin e “Vettingut”. Kryetar i Komisionit të posaçëm për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj tha në një deklaratë për mediat se ky ishte propozimi më absurd që kishte dëgjuar ndonjëherë, ndonëse janë të qëllimshme, për të shtyrë sa më shumë miratimin e këtij ligji.

“Kjo është gjëja më absurde që kisha dëgjuar ndonjëherë në jetën time parlamentare, që partitë politike paskan fuqi të zhbëjnë Gjykatën Kushtetuese. Përfundimisht e bëri një kauzë në Gjykatën Kushtetuese, me të vetmin qëllim për ta penguar dhe shtyrë proçesin në kohë, sepse ai nuk mund të ndalet. Sot kërkon atë që nuk mund të kërkojë një forcë politike serioze, kërkon që dy partitë politike t’i thonë Gjykatës Kushtetuese se ne vendosim, dhe ndërprit proçesin kur ne biem dakord”, ka thënë Xhafaj.

Ai është shprehur kundër pezullimit të ligjit nga Gjykata Kushtetuese.

“Ne po presim me qetësi atë që është konsideruar çelësi i zgjidhjes, apo qëndrimit që do të duhet të mbajë Gjykata Kushtetuese, opinionin e Komisionit të Venecias. Kjo do të jetë edhe prova e fortë për Kushtetuesen dhe shpresoj që kjo gjykatë të ketë qenë serioze me pyetjet që i ka drejtuar Komisionit të Venecias, duke treguar po aq seriozitet në respektimin e përgjigjeve që do të marrë nga ai komision”, tha Xhafaj./tesheshi.com/

Related posts