Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

SQARIMI/ Zuckerberg: Pse Facebook s’i fshin dot postimet e Trump-it

Mark Zuckerberg, Drejtori i Përgjithshëm i Facebook, shpjegoi  se pse kompania e tij nuk do të ndërmarrë asnjë veprim në postime ku Presidenti Trump kërcënon se një “plaçkitje ” në Minneapolis do të çonte në një “shkëmbim zjarri”.

Ky shpjegim erdhi rreth orës 4 pas mesnate pasi Twitter vuri një paralajmërim në postimin e Trump dhe një etiketë që “glorifikon dhunën”. Por Tweet-i nuk u hoq dhe mund të klikohet.

“Unë e di se shumë janë të mërzitur që lamë postimet e presidentit,” shkroi Zuckerberg në Facebook.

Trump ka postuar në Facebook, Instagram dhe Twitter, në lidhje me Minneapolis, qyteti ku mbahen protesta të dhunshme për vdekjen e afro-amerikanit George Floyd.

Trump shkroi: “Këta banditë (për protestuesit) po dëmtojnë kujtesën e George Floyd dhe ne nuk do ta lejojme të ndodhë. Unë bisedova me guvernatorin Tim Walz dhe i thashë që Ushtria është me të deri në fund. Ne do të marrim kontrollin nëse fillojn plaçkitja. Të shtënat do të fillojnë. Faleminderit!”

Duke arsyetuar lënien e postimeve në Facebook dhe Instagram, Zuckerberg shkruajti se ata shikuan nga afër një postim në lidhje me protestat në Minesota për të vlerësuar nëse ai shkel politikat e tyre.

Ai shtoi se ata vendosën ta linin atë sepse lexuan përmendjen e dërgimit të Gardës Kombëtare si një paralajmërim për veprimin e shtetit, duke theksuar më pas: “Dhe ne mendojmë se njerëzit duhet të dinë nëse qeveria po planifikon të vendosë forcën”.

 Në postimin e tij të premten, Zuckerberg kritikoi Twitter-in për trajtimin e postimeve të Trump, duke deklaruar se nëse postimi nxit dhunë, ai duhet të hiqet në vend që t’i vendoset një etiketë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com