728 x 90 Leaderboard

Zuckerberg kundër Trump: Zëri im, në krahë të myslimanëve

Mark Zuckerberg është bërë pjesë e polemikave mbi myslimanët, të provokuar nga propozimi i Donald Trump, i cili në një postim të tijin në Facebook shkruan: “Dua të shtoj zërin tim në mbështetje të myslimanëve në komunitetin tonë dhe në të gjithë botën”.

“Do të luftojmë për të mbrojtur të drejtat tuaja dhe për të krijuar një klimë paqeje e sigurie. Pas sulmeve në Paris dhe urrejtjes së kësaj jave, mund të imagjinoj vetëm frikën që myslimanët ndiejnë kur persekutohen nga veprimet e të tjerëve”,- thotë Zuckerberg.

Ai shton: “Urrejtka e dikujt mund të nxjerrë në pah lehtësisht cinizmin e një bote të tërë, por nuk duhet të humbasim shpresën për një botë më të mirë”./tesheshi.com/

Related posts