ZOOPOLITIKË/ Presidenti i Republikës nis ditën me qen, mace, Pendarovskin dhe 30 Qershorin

Në një takim që presidenti Meta ka patur me homogun maqedono-verior Stevo Pendarovksi, ku që të dy kanë qenë të pranishëm në Samitin e Sarajevës, kreu i shtetit shqiptar ka ndërfytur aty dhe 30 qershorin.

“…sot bëhet një muaj i shpërdoruar kot që nga dekreti për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, për arritjen e një zgjidhje gjithëpërfshirëse që forcon besueshmërinë e vendit për zgjedhje të lira e të ndershme.  Po kështu ishte kënaqësi të konstatoja vendosmërinë e Presidentit Pendarovski për të bashkëpunuar dhe përfshirë opozitën në dialog për çështjet themelore të shtetit dhe demokracisë”, shkruan Meta.

Por më parë ai shpreh kënaqësinë për këtë takim, ku thekson nevojën e një bashkëpunimi për hapjen e negociatave.

“Kënaqësi e veçantë të takoja Presidentin e Maqedonisë së Veriut, z.Stevo Pendarovski. Të dy vendet tona duhet të bashkojnë përpjekjet për çeljen e negociatave për anëtarësim në tetor. Duhet të përfitojmë nga ky momentum mjaft pozitiv që ka krijuar Marrëveshja e Prespës, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut”, shprehet Meta.

Por nuk mbarron këtu. Duke kaluar nga serioziteti i detyrës ne shpengim rinor e anasjelltas, gjithnjë me mesazhe polititike brendanë kulmin e një përplasjeje me kryeministrin Rama, Presidenti i Republikës ka dërguar dhe përshëndetje nga larg me qen e mace.

“Mirëmëngjesi të dashur miq nga Jahorina e Bosnjës! Unë e nisa mbarë ditën sot me Darkon. Uroj një ditë të mbarë edhe për ju”

“Përshëndes Sashën, macen time të dashur, pasi ngjajnë shumë dhe shpresoj të takohen së shpejti. Thonë që macent dhe qentë nuk shkojnë por ky nuk është rasti”, kanë qenë mesazhet zoopolitike të kreut të shtetit, shfaqur, siç në videon e mëposhtme, edhe me përmasën e vet të sapozbuluar baritore. /tesheshi.com/   

Mirëmëngjes të dashur miq nga Jahorina e Bosnjës!Unë e nisa mbarë ditën sot me Darkon. Uroj një ditë të mbarë edhe për ju!

Posted by Ilir Meta on Tuesday, July 9, 2019

auto pjese dak

Related posts