728 x 90 Leaderboard

Zjarri në Bibliotekën Kombëtare, flet më në fund Kumbaro: Dëmet u minimizuan falë ndërhyrjes në kohë

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka reaguar sot në lidhje me ngjarjen e ndodhur para pak ditësh, ku kati i 3-të i nëndheshëm i Bibliotekës Kombëtare u përfshi nga flakët. Kumbaro theksoi se nëse nuk do të ishin marrë masat, zjarri do të kishte rezultuar fatal. Pasi ka dhënë disa detaje në lidhje me sistemin e alarmit ndaj zjarrit të instaluar në Bibliotekën Kombëtare, Kumbaro është ndalur dhe ka falenderuar zjarrfikësit e Tiranës.

“Nuk do të kishte qenë aspak e mundur të fashitej zjarri aq shpejt pa veprimin profesional të Shërbimit të zjarrfikësve heroikë, të cilët në një kohë rekord bënë të mundur shpëtimin e vlerave të jashtëzakonshme kombëtare dhe jo vetëm”, – shkruan ndër të tjera Kumbaro./tesheshi.com/

Related posts