Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Zi në Afrikën në Jugut: e bija e Mandelës “shkon” te i ati

Ambasadorja e Afrikës së Jugut në Danimarkë, Zindzi Mandela ka vdekur në moshën 60-vjeçare.

Zindzi vdiq në një spital në Johannesburg dhe detajet se pse dhe si nuk janë zbuluar ende.

Ajo ishte vajza më e vogël e Nelson Mandelës dhe Winnie Madikizel, e cila njihej për aktivizmin e saj të madh politik dhe shoqëror.

Postin e ambasadores  së Afrikës së Jugut në Danimarkë, e mbante që nga viti 2014.

Zindzi ndërroi jetë disa ditë para festimit të Ditës Ndërkombëtare të Nelson Mandela-s, që do mbahet më 18 korrik, në kujtim të luftëtarit të madh kundër aparteidit.

18  korriku është gjithashtu ditëlindja e Mandelas dhe festohet si një ditë ndërkombëtare që nga viti 2009. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts