Auto Dak
Auto Dak

Zhvarrosja e një gangsteri: është apo nuk është famëkeqi John Dillinger, i vrari i 22 korrikut ’34?

Autoritetet e shtetit të Indianës kanë aprovuar zhvarrosjen e banditit të famshëm Xhon Dillinger, gjë e cila është kërkuar nga familja e tij, pasi dyshohet për të qënit pikërisht ai.

Dillinger (1903-1934) ishte një gangster i famshëm në vitet ’30, dhe u përshkrua nga Zyra Federale e Hetimit(FBI) në atë kohë si një “hajdut i ashpër”, i cili rregullisht shfaqej në faqet e para të shtypit për bëmat e tij.

Gangsteri u vra në 1934 nga policia federale. Ai është varrosur në varrezat e Croën Hill Indianapolis.

Sidoqoftë, disa anëtarë të familjes së tij kanë dyshime për versionin e policisë për vrasjen.

Mbesa e gangsterit, Carol Thompson pretendon të ketë informacione se burri i cili më pas e prezantoi veten si Dillinger dhe u vra nga policia nuk është xhaxhai i saj. Si një provë, ajo përmendi ngjyrën e syve dhe gjurmët e gishtërinjve.

“Unë mendoj se është e rëndësishme të dini nëse Dillinger jetoi më gjatë se data e deklaruar për vdekjen e tij, që është 22 korriku 1934. Nëse ai nuk u vra, atëherë, do të doja të dija se çfarë ndodhi me të, ku ai jetoi, nëse ai kishte fëmijë, nipër e mbesa dhe nëse ndonjëri prej tyre ishte gjallë”, deklaroi ajo në kërkesën e zhvarrosjes.

FBI e vlerësoi versionin e saj si “disa teori konspirative”. Sidoqoftë, autoritetet e Indianës kanë aprovuar kërkesën dhe zhvarrosja u caktua për me 31 dhjetor.

Nga ana tjetër, autoritetet e varrezës kundërshtojnë vendimin, njoftuan media amerikane, kështu që e gjithë çështja mund të përfundojë në gjykatë.

Dillinger ishte i njohur për grabitje të mëdha bankash dhe organizimin e arratisjes së bandave të tjera nga burgu gjatë Depresionit të Madh në Shtetet e Bashkuara.

Ai ishte gangsteri më i famshëm i kohës së tij dhe një nga ikonat e kulturës amerikane të shekullit të 20-të. Atij i kushtohet një numër i madh librash, filmash dhe serialesh televizive.

Ai u luajt në ekranin e madh nga Johnny Depp në “Armiqtë Publikë” (2009). /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts