728 x 90 Leaderboard

Zhduket në Serbi gazetari që po hetonte vrasjen e Oliver Ivanoviçit

Është zhdukur në Serbi Stefan Svetkoviç, gazetari që po hetonte për vrasjen e liderit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviç, i cili disa muaj më parë tha se për vrasjen e politikanit të Mitrovicës së veriut janë paguar 40 mijë euro.

Siç bën të ditur B92, xhandarët, zhytësit, dhe një helikopter i policisë janë të gjithë në kërkim për Cvetkoviç, dhe se policia janë duke punuar intensivisht për të hedhur dritë mbi të gjitha rrethanat e këtij rasti.

Cvetkoviç u zhduk në qytetin e Bela Crkva brenda natës. Një makinë në pronësi të babait të tij që po përdorej nga Cvetkoviç, u gjet me dyert e hapura dhe dritat e ndezura. Dëshmitarët okularë thanë se ora e dorës së Cvetkoviç u gjet pranë makinës.

Mediat kanë tentuar të kontaktojnë me Cvetkoviçin, por të gjitha telefonat e tij ishin të fikur.

Sipas raporteve të medias serbe në vitin 2013, ai tha   se djali i tij ishte marrë peng nga njerëz të panjohur, të cilët i kanë kërcënuar me armë.

Kërcënimi erdhi pasi ai po hetonte për një trafik droge të përmasave të mëdha. Kërcënimet u përsëritën në vitin 2015 kur Cvetkoviç shkroi për abuzimet në Fondin për Investime Kapitale të Vojvodinës.

Në vitin 2017, ai u përlesh me krerët lokale të partisë së Vuçiçit që e paditën atë për gënjeshtra dhe një gjykatë e shpalli atë fajtor për këto akuza.

Megjithatë, një muaj më vonë, një tjetër gjykatë anuloi vendimin.

Herën e fundit ai ishte përmendur publikisht, kur më 19 maj deklaroi se ishte ndaluar për gjashtë orë në vendkalimin Jarinje në veri të Kosovës.

Cvetkoviç shkoi në Kosovë për  të hetuar mbi vrasjen e Oliver Ivanoviçit.

“Policia e Kosovës më ndaloi për të mos më lejuar që të arrij të zbuloj të vërtetën për vrasjen e Oliverit”, tha në atë kohë Svetkoviç. /tesheshi.com/

Related posts