Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Zgjimi nga koma 32-ditore: përse kjo foshnje është kryelajmi koronar në Brazil

Pasi kaloi një muaj në një gjendje kome të shkaktuar për shkak të COVID-19, një fëmijë 5-muajsh nga Brazili është gati të rikthehet në shtëpi ku do të festojë 6 muaj të lindjes.

Disa muaj pasi lindi, foshnja me emrin Dom u diagnostikua me COVID-19 në Spitalin Pro-Cardiaco në Rio de Janeiro.

Ai kaloi 54 ditë në spital, 32 prej tyre në një gjendje kome të induktuar dhe në një respirator – tha  babai, Ëagner Andrade, për CNN.

“Ai kishte vështirësi në frymëmarrje, kështu që mjekët menduan se ishte një infeksion bakterial. Por ilaçet nuk funksiononin dhe u përkeqësua. Pastaj gruaja ime dhe unë vendosëm ta çonim atë në një spital tjetër dhe ta testonim. Ishte me koronavirus”, theksoi ai.

Mbetet e paqartë se si u infektua foshnja. Eshtë e mundur gjatë një vizite të prindërve të tij te të afërmit.

“Gruaja ime vuri re një lloj zhurme në frymëmarrjes e të voglit. Thirrëm disa mjekë dhe njëri prej tyre na tha të bënim një grafi. Pasi ai e pa atë, ai na urdhëroi që ta çonim menjëherë në spital”, tha babai.

Andrade dhe gruaja e tij Viviane Monteiro thonë se rehabilitimi i të birit është një “mrekulli”. Ata janë të papërshkrueshëm të lumtur dhe mezi mund të presin për ta sjellë më në fund fëmijën në shtëpi. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com