Zgjidhet kreu i ri i Këshillit të Statistikave që mbikqyr INSTAT-in

Kozeta Sevrani është zgjedhur dhe emëruar në krye të Këshillit të Statistikave.  Deri më tani ajo ishte anëtare e këtij këshilli.

Këshilli i Statistikave është organi më i lartë i ngarkuar për mbikëqyrjen dhe mbështetjen e INSTAT-it në rolin e tij për zbatimin e aktiviteteve statistikore të parashikuara në Programin e Statistikave Zyrtare.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 10, të ligjit nr.9180, datë 5.2.2004, “Për statistikat zyrtare”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Znj. Kozeta Sevrani emërohet kryetar i Këshillit të Statistikave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në ‘Fletoren zyrtare’”, thuhet në vendimin e qeverisë./tesheshi.com/

Related posts