ZGJEDHJET/ Rama nis fushatën për Lokalet 2019-t: pse nga Korça dhe me ç’sllogan…

Kryeministri Rama ka nisur nga Korça atë që mund të konsiderohet si parafushatë elektorale për zgjedhjet lokale të qershorit të këtij viti. E ka nisur nga qytetit që e majta e konsideron si një ndër modelet e saj të suksesit në pushtetin lokal ndër vite, me emrin simbol atë të Niko Peleshit, ish-kryebashkiak i këtij qyteti në dy mandate.

Sot Korça konsiderohet si ndoshta qyteti më i mirëmenaxhuar pas viteve 2000. Me një prani turistike gjithëvjetore, Korça ka standartin më të lartë infrastrukturor dhe atë të shërbimeve.

Pasi ka arritur të rindërtojë dhe Pazarin e Vjetër karakteristik, një ndër perlat e saj urbane, Korçës i është premtuar në start ndërtimi i një stadiumi të ri, e lidhur kjo me faktin se vitet e fundit, ekipi i Skënderbeut ka qenë lider në futbollin kombëtar me disa tituj kampionë.

Kemi një plan për rindërtimin e stadiumit. Korça, e meriton dhe nuk mundet dot që në gjithë këtë moderinizim, ne të lëmë akoma për një kohë të gjatë stadiumin në atë gjendje që është, që është qesharak. Do investohemi seriozisht për të bërë një stadium model të standardeve të sijes që është vendosur këtu, për çdo ndërtim të ri që bëhet në Korçë”, tha Rama.

Më tej Rama shfaqi bindjen se zgjedhjet i ka të fituara, e ku njëherësh e cilësoi parlamentin e së enjtes një “kasollë qensh”.

Ne nuk kemi problemin si të zgjidhemi, ne kemi problemin si të vazhdojmë të garantojmë që qytetarët të fitojnë më shumë. Ka një shprehje të bukur që thotë “Fituesit merren me fitoren, humbësit merren me fituesin”. Ne merremi me si do të fitojmë përsëri për të fituar më shumë qytetarët, ata merren me ne gjithë kohës. Unë ju kërkoj ndjesë për mëkatet tona të të enjtes, sepse ‘kush fle me qenin gdhihet me pleshtin’. Ditën e enjte, duam apo nuk duam shkojmë dhe futemi te ajo kasollja qenve. Kështu që duam apo nuk duam përzihemi edhe ne me ta dhe nganjëherë dukemi edhe ne si ata. Por një gjë është e sigurtë. Ne nuk jemi si ata. Ne jemi ndryshe”, tha Rama.

Ai bëri me dije dhe slloganin për Lokalet 2019, e që është “Për bashkinë që duam”. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts