Zgjedhjet në Francë, Kryeministri Valls: Nëse fiton Le Pen, rrezikohet lufta civile

“Ka dy vizione për vendin tonë. Njëra është ajo e ekstremit të djathtë, e cila predikon ndarjen, çka do të sjellë luftë civile në vend”,- është shprehur Kryeministri i Francës Manuel Valls.

Dy ditë pas balotazhit rajonal, kryeministri socialist francez ka ndezur sërish debatin duke folur për mikrofonin e France Inter. Janë fjalë të forta, të cilat dëshmojnë edhe një herë se sa shumë rrezikojnë socialistët në këtë garë.

Ata kanë tërhequr kandidatët e tyre duke ftuar popullin e djathtë të votojnë majtas për Sarkozi, vetëm e vetëm për të ndalur valën ‘lepeniste’ (nga Marie Le Pen)./tesheshi.com/

Related posts