Auto Dak
Auto Dak

Zezakët “dynden” në Kembrixh (video)

Efekti Storzmy ka kontribuar në një numër rekord të zezakëve britanikë që studiojnë në Universitetin prestigjioz të Kembrixhit, shkruan The Guardian.

Kembrixh ka konfirmuar se 91 sosh janë regjistruar në vitin e parë të studimit, një rritje prej 50 përqind nga viti i kaluar.

Merita për këtë i takon yllit të muzikës Storzmy. Ky reper, gjithashtu me lëkurë të zezë, njoftoi se do të ndihmojë studentë të ardhshëm sivëllezër ngjyre duke u financuar shkollimin dhe shpenzimet e jetesës. Camridge theksoi se ka pasur një rritje të studentëve të zezë që nga atëherë.

Nga ana tjetër, ndikuesja në YouTube, Courtney Daniella, e cili dikur ishte studente në Kembrixh, kontriboi në marrjen e më shumë prej këtyre njerëzve për të studiuar. Cambridge ka xhiruar një video në të cilën Courtney bën thirrje për aplikime për të studiuar në këtë universitet.

Kembrixh pretendon se po merr një numër rekord të pakicave të zeza, aziatike dhe të tjera etnike këtë vit. Nga numri i përgjithshëm i studentëve, ata përbëjnë 27 përqind.

“Ne kemi bërë përpjekje të mëdha për të dërguar një mesazh se studentët me identitete të ndryshme etnike janë të mirëseardhur”, thanë drejtues nga universiteti me famë.

Kembrixh pretendon se organizatat studentore kanë punuar me të rinj që mund të mos kenë pasur qëllim ose nuk kanë pasur guximin të aplikojnë në këtë institucion të arsimit të lartë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts