Auto Dak
Auto Dak

Zeman me doza pendimi: ja pse s’munda ta ndaloj bombardimin e Serbisë nga toka ime

Presidenti çek Milosh Zeman ka hedhur poshtë akuzat se gjatë periudhës kur ishte si kryeministër i qeverisë çeke, i dërgoi avionët bombardues të NATO-s në Beograd dhe Serbi.

Në një intervistë për TV Blesk, Zeman tha se vendi i tij kishte rënë dakord për të bombarduar Jugosllavinë, me kusht që ato të bomba të kishin vetëm objektiva ushtarake e jo civile.

“Para së gjithash, nuk iu kam dërguar bombardues atyre”, u përgjigj Zeman kur u pyet nëse ai u kërkoi falje serbëve, për siç tha, “dërgimin e bombarduesve për t’i vrarë civilët, shkatërruar infrastrukturën dhe spitalet”.

“Ata u dërguan nga komandat e NATO-s por, në të vërtetë, duhej pëlqimi i të gjitha vendeve anëtare. Asokohe, ne ishim anëtar i ri i NATO-s për rreth tre javë. Dhe duke qenë se askush nuk na bashkoi, ne ishim të fundit, po e përsëris të fundit, që kishim votuar”.

Zeman theksoi se ” NATO e kishte siguruar Jugosllavinë se ajo do të bombardonte ekskluzivisht objektet ushtarake”.

“Mund të them që ai premtim nuk u përmbush”, i tha Zeman TV Blesk.

Presidenti çek gjatë një vizite që e realizoi së fundmi në Serbi është zotuar se do ta shqyrtojë mundësinë për tërheqjen e njohjes së Kosovës, gjë që u kundërshtua nga qeveria e tij. /tesheshi.com/ 

auto pjese dak

Related posts