reklama juaj ketu
reklama juaj ketu

Zëdhënësi i presidentit turk u kërkon amerikanëve të ndalojnë së legjitimuari një grup terrorist

Ibrahim Kallën, zëdhënësi i presidentit Erdogan, ka reaguar sot përmes Twitter-it ndaj Komandës Qendrore të SHBA-së për shpërndarjen e një mesazhi të SDF-së, Forcave Demokratike Siriane, që Turqia e sheh si të lidhur me PKK-në.

“A është kjo një shaka, apo CENTCOM-i ka humbur logjikën? A besoni se do ta hajë ndokush këtë? SHBA-ja duhet të ndalojë së përpjekuri që të legjitimojë një grup terrorist,” ka shkruar Kallën në llogarinë e tij në rrjetin social.

Komanda Qendrore e SHBA-së kishte postuar më herët një deklaratë nga SDF-ja, duke shtuar se, “SDF-ja pohon se nuk ka lidhje me PKK-në”.

Mes Turqisë dhe SHBA-së ka patur prej kohësh përplasje për mbështetjen amerikane për PYD-në e YPG-në, që autoritetet turke i konsiderojnë si degë të PKK-së, organizatës terroriste kurde, përgjegjëse dhe së fundi për një seri sulmesh terroriste.

Vështirë të besohet se SDF-ja, një grup i mbështetur nga YPG-ja, mund të jetë e çliruar nga ndikimi i PKK-së, thuhet në median turke.

Ndërrimi i administratës në SHBA pritet me shpresë në Turqi, ku besohet se qëndrimi i Trump-it do të jetë i ndryshëm nga ai i pararendësit të tij. /tesheshi.com/