Auto Dak
Auto Dak

Zbulohet xhamia e lashtë në Izrael, datonte nga shekulli i VII-të

Mbetjet e një xhamie të lashtë që datojnë në shekullin e 7 ose 8 u zbuluan në një shkretëtirë në territoret izraelite, tha të enjten Autoriteti Izraelit i Antikave.

Vendi i adhurimit u zbulua gjatë përgatitjeve për një lagje të re në qytetin beduin të Rahatit në rajonin e shkretëtirës Negev në Izraelin jugor, sipas njoftimit për shtyp.

“Një xhami e vogël rurale, që daton nga shekullin i 7-të deri në shekullin e 8-të, është një zbulim i rrallë kudo në botë, sidomos në zonën në veri të Be’er Sheva, ku asnjë ndërtesë e ngjashme nuk është zbuluar më parë”, sipas Jon Seligman dhe Shahar Zur, drejtorë të gërmimeve.

“Prej kësaj periudhe ekzistojnë xhami të njohura në Jerusalem dhe në Mekë, por këtu kemi dëshmi të një shtëpie të lashtë lutjesh, e cila duket se u ka shërbyer fermerëve që jetonin në atë zonë”, thanë ata.

Xhamia ishte një ndërtesë drejtkëndëshe që përmban një mihrab, ose mbajtje të lutjeve, që po ishte e drejtuar në jug, drejt Mekës, sipas hulumtuesit të gërmimeve.

“Kjo është një nga xhamitë më të hershme të njohura që nga fillimi i ardhjes së Islamit në këto toka”, thotë profesori Gideon Avni, ekspert i Autoritetit të Antikve të Izraelit në këtë periudhë.

Ajo “tregon proceset e ndryshimeve kulturore dhe fetare të cilave vendi iu është nënshtruar gjatë tranzicionit nga Bizanti deri në periudhën e hershme islame”, shtoi ai. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts