Zbulohet harta që serbët kanë bërë gati për ndarjen e Kosovës: duan Veriun dhe “pak” verilindje

Që zhvillimet e tanishme – vrasja e Ivanoviçit –  nuk janë rastësi, kjo dihej dhe janë paralajmëruar nga qarqe të rëndësishme ndërkombëtare dhe mediatike, ndër ta edhe tesheshi.com.

Duke qenë se sivjet do të “ndahet shapi nga sheqeri” për Kosovën, Serbia synon të marrë optimumin nga negociatat që pritet të nisin së shpejt me ndërmjetësimin edhe të amerikanëve.

Beogradi e ka caktuar prej kohësh strategjinë e bisedimeve: ai nuk heq dorë nga Kosova nëse nuk i jepet Veriu, por jo vetëm kaq; edhe pjesë të veriperëndimit, që aktualisht është pjesë e diskutimeve për Demarkacionin për Malin e Zi.

Kur Kosova mori pavarësinë, Ahtisari ruajti një aksiomë: “Jo ndarje të Kosovës dhe jo bashkim të saj me shtete të tjera”. Kjo është përmendur gjithmonë si një “vijë e kuqe”.

Deri tani nuk ka pasur ndryshim të kufijve me gjithë gjakderdhjen dhe luftërat që janë zhvilluar. Të gjitha shtetet e krijuara në territorin e ish-Jugosllavisë janë bërë shtete në kufijtë administrativë që i kanë pasur si njësi federative në ish-shtetin e Jugosllavisë. Ky ka qenë edhe njëri ndër argumentet në favor të Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë rreth pajtueshmërisë së shpalljes së pavarësisë së saj me të drejtën ndërkombëtare.

Kjo e bën edhe shembullin e Kosovës të pakrahasueshëm me aspiratat për shkëputje të entitetit serb nga Bosnjë- Hercegovina apo të veriut të Kosovës.

Kosova ka dalë si shtet në kufijtë administrativë që i ka pasur si njësi federale e ish- Jugosllavisë, një prej shtatë shteteve që janë krijuar nga 8 ish-njësi federale. 

Por që prej nisjes së dialogut Prishtinë –Beograd, version i ndarjes është rikthyer sërish.

Nëse mbahet mend, BE premtoi prishjen e “Parkut të Paqes” në lumin Ibër dhe bashkimin e Mitrovicës. Në fund jo vetëm dështoi ky plan, por edhe u ndërtua një mur.

Realisht Kosova prej vitit 1999 është e ndarë dhe Beogradi ka synuar që këtë ta paraqesë si “fakt i kryer”. Siç bëri me trenin apo siç dhe po vepron me atentatit ndaj Oliver Ivanoviçit.

Realisht, Beogradi ka dërguar në Bruksel një variant pak a shumë të ngjashëm me atë që paraqitet në foto dhe nuk është gjë tjetër, veçse variant i Akademisë së Shkencave të Serbisë, i përgatitur që në vitin 1990, kur u mendua se Kosova mund të largohej në një të ardhme.

Serbët janë një komb që kanë treguar se janë të gatshëm të pushtojnë apo vrasin kombe të tjerë për toka e pasuri, por një gjë duhet pasur parasysh: ata nuk e kanë bërë këtë në mënyrë spontane por me plane dhe strategji të hartuara shumë më herët se po ndodhin faktet. Si dhe sot. /tesheshi.com/

 

Related posts