728 x 90 Leaderboard

Zbulohet drafti: ja rrugët e tjera që pritet të bëhen me pagesë

Nuk është gjë Rruga e Kombit, pasi pritet që edhe 4 rrugë të tjerë të bëhen me pagesë.

Dhe kjo bëhet e ditur në Strategjinë e Rrugëve, që është publikuar në një material të Bankës Botërore në vend.

Drafti i përgatitur nga kompania “Egnatia Odos” në vitin 2015, me kërkesë të qeverisë shqiptare, rekomandon vendosjen e tarifave përmes një procesi gradual me 4 faza.

Në fazën e parë propozohet të bëhen me tarifë-kalimi 4 rrugët kryesore të vendit. Ato janë: autostrada Tiranë-Durrës, ajo Tiranë-Elbasan, rruga Milot-Morinë dhe rruga e Arbrit, pasi të jetë përfunduar. Këto 4 akse rekomandohen të bëhën me pagesë menjëherë.

Pas instalimit të pagesës në 4 segmentet e para, në një fazë të dytë propozohet të vendosen në sistem tarifimi dy rrugë të tjera; autostrada Levan-Vlorë dhe rruga Durrës-Fier, edhe këto dy akse të ndërtuara rishtazi.

Në fazën e tretë rekomandohet bërja me pagesë e rrugës Levan-Tepelenë, ndërsa në fund akset Elbasan-Kapshticë dhe Tiranë-Hani i Hotit.

Tarifa e propozuar që duhet të paguajnë qytetarët varion nga 0.5 deri në 3.5 cent të euros, pra me një mesatare totale 2.5 cent të euros për çdo kilometër.

Deri tani ky është vetëm një draft dhe ende nuk ka marrë miratimin nga qeveria.

/tesheshi.com/

Related posts