Dikur: një antenë për të parë Sanremo-n pa miza

Të ndiqje Sanremo-n dikur nën komunizëm, ishte ndër sadisfaksionet më të mëdha estetike e shpëirtërore. Madje, avanca kulturore e një pjesë të shoqërisë ndaj tjetrës, ishte pikërisht tek Sanremo-ja, sa e ndiqje dhe sa e njihje në detaj këtë festival me famë, një event që ndodhte përtej detit.

Por jo të gjithë e kishin luksin për ta sjellë në ekranet e kohës, nën emertesa socialiste dhe me teknolgji privuese nga shanset që ofronte koha, përfshirë këtu dhe zhurmuesit ideologjike të instaluar nga regjimi.

Disa qytete bregdetare, përfshirë edhe Tiranën, e kishin të lehtë kapërcimin e barrierave, por më tej, drejt lindjes a veriut, italiani merrte me miza.

Ndaj dhe duheshin sforcime të mëdha, të cilat nisnin nga antenat. Ato duhej të ishin sa më të sofistikuara. Quheshin ndrshe dhe “antena grupi”. Vetëm me to mundet që Sanremo-ja të vinte, në mos e figurë kulluar, me sa më pak miza. /tesheshi.com/

Related posts