728 x 90 Leaderboard

Zbulimi tronditës në hetimet për puçin e 2016-ës në Mal të Zi: oficerë të CIA-s dhe izraelitë, me rusë për të vrarë Milon

Një zbulim bombastik ka ardhur nga hetimet e zhvilluara për puçin e vitit 2016 në Mal të Zi, ku u tentua të eleminohej ish-kryeministri Milo Gjukanoviç, pikërisht në ditën e zgjedhjeve.

Prokurorët në Mal të Zi kanë bërë thirrje për arrestimin e një ish-oficer i CIA-s, duke e akuzuar atë për përfshirje në komplotin e financuar dhe organizuar nga shërbimi sekret rus.

Ish-operativi i CIA-s, Joseph Assad ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se ai kishte qenë në Mal të Zi për të dhënë këshilla personale të sigurisë për një konsulent politik perëndimor, dhe i ka bërë thirrje SHBA për të hedhur poshtë çdo kërkesë ekstradimi.

“Kjo është një fushatë mashtrim kundër një amerikani besnik i cili nuk kishte asnjë rol në ndonjë krim apo grushtin e shtetit në Mal të Zi”, tha Assad në një deklaratë të lëshuar me anë të avokatit të tij.

Akuza kundër Assad është kthesë e fortë në procesin e ndërlikuar njëvjeçar në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë, kundër 14 komplotuesve të dyshuar të grushtit të shtetit, duke përfshirë edhe dy rusë, nëntë serbë dhe tre malazezë.

Prokurorët bëjnë të ditur se në ditën e zgjedhjeve parlamentare në muajin mars të vitit 2016, u tentua ndalimi i rrugës së Malit të Zi për hyrjen në NATO.

Mali i Zi u bë anëtari i 29-të i Aleancës dy muaj më vonë.

Opozita ka akuzuar qeverinë për proces të montuar, ndërsa Kremlini i ka hedhur poshtë akuzat si absurde.

Në një deklaratë për The Guardian, zyra e prokurorit të posaçëm në Podgoricë tha se Assad, i cili ka punuar edhe si konsulent privat i sigurisë, ishte i dyshuar për “krijimin e një organizate kriminale” dhe se ishte lëshuar një urdhër për arrestimin e tij.

Assad ishte duke punuar përkohësisht në Mal të Zi si një këshilltar të sigurisë për Aron Shaviv, një konsulent politik britaniko-izraelit, të cilët kanë këshilluar një grup opozitar malazez pro-Moskës, Fronti Demokratik (DF).

Shaviv tha se ai punësoi Asadin pasi ndiqej nga shërbimet malazeze të sigurisë, meqë ai punonte për DF. Të dy punuan së bashku në projekte të mëparshme në pjesë potencialisht të rrezikshme të botës gjatë disa viteve.

Dëshmitari kyç në gjyqin, Sasa Sindjeliç, një nacionalist serb, i tha gjykatës se ai ishte paguar 100,000 euro nga dy oficerë të inteligjencës ruse për të organizuar grushtin e shtetit.

Të dy rusët, Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov, po gjykohen në mungesë.

Në deklaratën e tij, Assadi përshkroi të gjithë akuzën e prokurorisë për një komplot, si të montuar.

“Provat e përdorura nga komplotistët e dyshuar – kryesisht pushkë gjuetie – u shkatërruan nga qeveria dhe nuk mund të përdoreshin apo të ekzaminoheshin nga mbrojtja. Kur u kërkua, regjimi nuk pranoi pasi e cilësoi provën një sekret shtetëror”.

Asad, një egjiptiano-amerikan, shkoi në SHBA në vitin 1990 dhe shërbeu si specialist i anti-terrorizmit në CIA. Pas largimit nga agjencia, ai ngriti një kompani të sigurisë private.

Edhe gruaja e tij Michelle, gjithashtu ka qenë një ish-oficere e CIA-s.

Ajo udhëhoqi një operacion të financuar privatisht në vitin 2015 për të shpëtuar të krishterët irakianë jashtë zonës së Mosulit, një përpjekje ku u përfshi edhe hebreu Shaviv.

Çifti u bë i famshëm pasi botoi një memoar në shkurt për shërbimin e saj, me titull Breaking Cover.

Shaviv është e specializuar në bërjen e reklamave televizive për politikanët ndërkombëtarë. Faqja e internetit e kompanisë së tij, thekson se ai “i ka ndihmuar 14 krerët të lartë të fitojnë zgjedhjet në të gjithë botën.” Shaviv fitoi kontratën për të ndihmuar Benjamin Netanyahun në vitin 2015, duke paraqitur udhëheqësin izraelit si në një njeri të butë dhe me humor.

Në 2016, Shaviv prodhoi reklama satirike në emër të partisë DF, e cila kundërshtonte anëtarësimin në NATO dhe ishte përgjithësisht pro-ruse.

Si rezultat, ai pohoi se ai u ndal dhe u mor në pyetje në mënyrë të përsëritur nga policia malazeze dhe oficerët e sigurimit.

Gjykata në Podgoricë u tha se Shaviv ka punësuar Asad dhe firmën e tij, Peregrine Consulting, për të siguruar kundër-survejimin. Prokuroria ka pretenduar se qëllimi i vërtetë i punësimit të Asadit ishte të ndihmonte nxjerrjen e komplotistëve jashtë Malit të Zi.

Një tjetër ish-oficeri i CIA-s dhe konsulent privat i sigurisë, Brian Scott, i tha gjykatës në qershor se ai kishte bashkëpunuar me Asadin, por shtoi se ai ishte paralajmëruar nga një koleg në rajon, i cili vuri në dukje se DF kishin lidhje me inteligjencën ruse.

“I thashë se kishte akuza për përfshirjen e inteligjencës ruse në DF. Ndërkohë që nuk e mbaj mend përgjigjen e tij të saktë, ai nuk dukej se ishte i besueshëm”, tha Scott.

Z. Assad më këshilloi se ai nuk kishte bërë asnjë ndërlidhje me autoritetet malazeze. E kam këshilluar atë që planifikimi mbrojtës kundër sigurisë dhe evakuimi ishte i vështirë pa mbështetjen e shërbimeve policore kombëtare të vendit pritës”, shtoi Scott.

Scott tha se ai i uronte fat Asadit dhe shtoi se nuk kishte dëgjuar asgjë në lidhje me punën e tij. /tesheshi.com/

 

Related posts