ZBULIMI/ Një letër e Hyremit për Sulltan Sulejmanin: Jeta ime, mbreti im, zgjodha Islamin pas asaj që pash tek ti

Kohët e fundit është zbuluar letër dashurie, qëndisur nga Sulltanesha Hyrem për bashkëshortin e saj, Sulltan Sulejmanin.

Letra, e dalë në publik nga arkivat presidenciale turke ka ngjallur interes të madh, duke ditur se mbretëresha në fjalë ka qenë mjeshtre e poezisë dhe një grua mjaft e mprehtë.

Arkivistët e konsiderojnë letrën si një nga shembujt më të mirë të poezisë dhe prozës së asaj kohe.

Letra është shkruar në periudhën kur Sulltan Sulejmani ishte në fushëbetejë.

Nga shumë historianë, Sulejmani është konsideruar si sulltani më i suksesshëm osman. Gjatë sundimit të tij nga viti 1520 deri më 1566 janë zhvilluar fushata ushtarake tejet të suksesshme që i siguruan zgjerim të pushtetit. Bashkë me pushtetin u zhvilluan edhe arti, literatura, arkitektura, si dhe u krijuan sisteme ligjore që të gjithë nga jashtë i shihnin me lakmi.

Por kush ishte Hyremi?

Ajo njihet si gruaja e cila e kishte pushtuar zemrën e një udhëheqësi të një perandorie, e që dikur ishte tregtuar si skllave nga Ukraina e sotme dhe ishte sjellë në Stamboll.

Ajo i kishte rënë në sy të nënës së Sulltan Syejmanit, çfarë bëri që ta merrte afër pallatit dhe afër birit të saj.

Por shumë shpejt, Roxana e atëhershme e merr emrin Hyrem, një emër që rrjedh nga persishtja e që do të thotë “E qeshur”. Ajo u bë një politikane e zgjuar dhe e përmendur në librat e historisë. Në shumë burime historike ajo përmendet si person që ka shërbyer për të ftohur gjakrat brenda pallatit.

Dashuria e Sulltanit për të ishte e pakusht, dhe me po të njëjtën monedhë ia kthente dhe Hyremi. Fjalët e zgjedhura plot romantizëm vijojnë si më poshtë:

“Jam e humbur në këtë univers të krijuar nga Zoti ynë. Kam jetuar vitet më të bukura nën mbrojtjen tënde, si një perlë në kuti xhevahiresh.

Të lutem prano pendesën time prej një sllaveje të mjerë dhe të pandihmë, e cila vuan nga mungesa jote.

Paqen e gjejë vetëm pranë teje. Fjalët dhe ngjyra nuk mjaftojnë për të treguar gëzimin dhe lumturinë kur jam pranë teje.

Kujtimet e ditëve tona së bashku e mbushin zemrën e shërbëtores tënde.

E ngushëlloj veten me këto kujtime në mungesë tënde. Ndihem aq e dobët kur nuk të kam afër. Askush nuk mund të ma lehtësoj dhimbjen”, shkroi Sulltanesha Hyrem në vitin 1526.

Në njërën nga letrat, ajo ia dërgoi një rrobë të saj e cila ishte e lagur në lot.

“Jeta ime, Mbreti im, i dashuri Sulltani im, e vetmja lutje drejtuar Zotit është që ta shoh fytyrën tënde të ndritshme sërish. Të mos ketë asnjë ndarje nga tani e tutje…

I lutem Zotit që Sulltani im, burri im i dashur, të jetë përherë i lumtur në këtë botë dhe në përjetësi”.

“Ti mi fshive lotët dhe më bëre të lumtur. Unë e zgjodha Islamin pas asaj që pash tek ti. Prandaj unë mund të jem e lumtur vetëm kur të kam afër, dhe prandaj po ta dërgoj këtë rrobë të lagur në lot. Të lutem, vishe për mua…”

Ajo përfundon letrën duke shkruar fjalët: “Nuk dua gjë tjetër, veçse lumturinë tënde në të dyja botët. Shërbëtorja jote e përjetshme, Hyremi.”

Por dashuria e Sulltanit Sulejman me gjasë qëndronte në vepër.

Ai e theu protokollin mbretëror që nuk lejonte martesën me një skllave dhe e shpalli Hyremin si gruan e tij. Ajo u bë personi që e ndiqte si hije, dhe këshilltarja më e besueshme e sundimit të tij.

Kultura e atëhershme i trajtonte konkubinat njëlloj: Ato e kishin për detyrë të qendronin ne pallat derisa te lindnin një djalë, dhe pasi ta lindnin sulltanin e ardhshëm, ato dërgoheshin në një vilajet së bashku me djalin e tyre, për të mos e parë më kurrë pallatin.

Por Hyremi ishte ndryshe nga ato. Ajo lindi 5 djem dhe një vajzë, duke e bërë të paevitueshme që mbretëria të pasohej nga fëmijët e saj.

I biri i saj Sulltan Selimi e pasoi Sulejmanin.

Hyremi do të mbahet mend në histori si skllavja me prejardhje nga Ukraina e sotme, e cila në sajë të zgjuarsisë së saj, nuk mbeti as skllave as konkubinë, por një Sulltaneshë që ndryshoi rregullat e një perandorie. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts