728 x 90 Leaderboard

Zbulimi: nëntoka është me plot të tilla, por…

Nën sipërfaqen e Tokës, ka një thesar të jashtëzakonshëm prej disa miliardë diamantësh, pretendojnë shkencëtarë nga Instituti prestigjoz i Teknologjisë (MIT) në Masaçusets, Mass.

Megjithatë, studiuesit kanë paralajmëruar se për momentin nuk ka asnjë nxitim për të mbërritur tek ato për shkak se janë midis 145 dhe 240 kilometra nën sipërfaqen, shumë më thellë se sa janë aftësitë teknologjike aktuale.

“Për momentin nuk mundemi, por mund të themi ka shumë diamante, më shumë se sa kemi menduar më parë,” tha shkencëtari Ulrich Faul. Ai shtoi se diamanti nuk është vetëm mineral ekzotik, por diçka relativisht e zakonshme për të gjithë shtresën e tokës, ndonëse në thellësi të pamundur deri më tani.

Zbulimi i tyre është përë përdorur shkencat sizmologjike për të analizuar kalimin e valëve të zërit që kalojnë nëpër koren e tokës.

Hulumtuesit shtojnë se këto diamante mundet që së shpejti të gjenen në dyqanet e shtrenjta të bizhuterive, nëse do të ndodhte ndonjë shpërthim s më afër sipërfaqes së tokës, diçka që rrallë bën vaki. /tesheshi.com/

Related posts