Zbulimi në Egjipt: Si u gjet vegla që ndërtoi një nga Shtatë Mrekullitë e Botës (foto)

Piramida e Madhe e Gizës është më e vjetra dhe më kryesorja e tri piramidave të kompleksit në Giza të Egjiptit, dhe konsiderohet si një nga Shtatë mrekullitë e Botës së Lashtë.

Në vitet e fundit kemi filluar të kuptojmë më shumë rreth asaj se si është ndërtuar, me zbulimin e “rrotave më të vjetra të përdorura ndonjëherë” që shpjegojnë edhe faktin pse anijet ishin vendosur në bazat e piramidës.

Megjithatë, falë një zbulimi në qytetin Wadi al-Jarf, historianët janë në gjendje të kuptojnë më shumë se si ky qytetërim i lashtë, që jetonte rreth vitit 2500 p.e.r, arriti të transportojë dhe të krijojë një strukturë me më shumë se gjashtë milionë tonë gurë e blloqe.

Arkeologu Pierre Tallet dhe ekipi i tij zbuluan një vegël të vogël që besojnë se ishte përdorur nga punëtorët egjiptianë më shumë se 4.500 vjet më parë për të formuar blloqet e gurit.

The team uncovered a tool in the chamberAfter cleaning it up, they believe it was used to craft pyramid rocks

Ai tha se “punëtorët sapo kanë gjetur një mjet që duket se është ruajtur mirë brenda një prej galerive.

Tallet tha se ky mjet mund të ishte përdorur nga egjiptianët si thikë për t’i çarë në mes blloqet dhe gurët.

Shumica e historianëve besojnë se Piramida e Madhe e Gizës si strukturë kolosale është ndërtuar gjatë një periudhe 20 vjeçare nën sundimin e Faraonit Khufu, i cili u varros brenda saj gjithashtu. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts