Zaev, thirrje parlamentit grek: votojeni emrin e ri siç e votuam dhe ne

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev, u bëri thirrje, siç i quajti “miqve të tij” grekë, që të lënë pas mosmarrëveshjet e vjetra dhe gjithashtu të ratifikojnë një marrëveshje që do të riemërrojë atdheun e vet në Republikën e Maqedonisë Veriore.

Të premten, marrëveshja u ratifikua nga parlamenti maqedonas.

E në mënyrë që marrëveshja të hyjë në fuqi, grekët duhet të bëjnë të njëjtën gjë.

“Për parlamentin grek kam një mesazh: parlamenti ynë ka qenë në gjendje ta bëjë këtë dhe nuk ishte e lehtë për ne, por jam i bindur se anëtarët e parlamentit grek do të gjejnë forcë të mjaftueshme për të marrë një vendim”, tha Zaev në një konferencë shtypi në Shkup.

“Në dhjetë ditë, sapo të njoftohemi për rezultatet dhe nëse konkludojmë se gjithçka është në rregull, do të votojmë”, tha nga ana tjetër kryeministri grek Alexis Tsipras.

“Së bashku me miqtë tanë nga Republika e Greqisë, ne duam të hedhim poshtë keqkuptimet dhe izolimin”, tha kryeministri maqedonas, duke shtuar se ai “është i bindur se përfaqësuesit grekë do të njohin karakterin historik të marrëveshjes”.

“Ne jemi duke miq, dhe Greqia është duke zënë një mik të ri – Maqedoninë Veriore”, tha Zaev duke e përshkruar Greqinë si “një nga vendet më të përparuara në rajon”.

Të premten, parlamenti maqedonas votoi për të ndryshuar Kushtetutën duke ndryshuar emrin e shtetit në Republikën e Maqedonisë Veriore, siç është rënë dakord me Greqinë, e cila i jep fund kështu mosmarrëveshjes 27-vjeçare. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts