Ylli 20-vjeçar i “YouTube” blen shtëpi 6.9 mln dollarë

Fqinjët e kërcënuan se do ta vrisnin në muajin korrik dhe menjëherë vendosi të blejë një shtëpi të re, por jo dosido, por me vlerë 6.9 milionë dollarë.

Është fjala për 20-vjeçarin Jake Paul, i cili njihet si një nga personat me më shumë të ardhura nga “YouTube” dhe rrjetet sociale. Ai poston video të shkurtra, por është edhe këngëtar.

Ai është konfliktuar shpesh me fqinjët e tij, pasi akuzohet si një person tejet shqetësues për ta.

Ai e bleu shtëpinë e tij të re për shifrën marramendëse në Calabasas në Los Angeles, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të kthehet sërish në një shqetësim për fqinjët e tij të rinj./tesheshi.com/