728 x 90 Leaderboard

Xhenova rikthen Interin në krizë

U duk se Interi u dha fund halleve javën e shkuar kur mundi Bolonjën me nëntë lojtarë. Një fitore e cila vinte pas tetë javëve të shterpëta në Serinë A, që e kishin transformuar për keq një Inter të papërmbajtshëm në fillim të sezonit.

Kriza u rikthye mbrëmjen e së shtunës me humbjen 2-0 në fushën e Xhenovës. Një autogol i çuditshëm i Ranocchia-s në fundin e pjesës së parë dhe një gol i maqedonasit Pandev në pjesën e dytë sollën fitoren e vendasve.

Mungesat e Icardi-t, Perisic-it dhe Miranda-s nuk u dhanë mundësi udhëtuesve nga Milanoja të shihnin shumë nga sulmi, ndërsa problemet qenë të shumta në mbrojtje.

Tekniku i Interit, Luciano Spalletti, u shpreh pas ndeshjes se paraqitja nuk ishte aq e keqe, veçse reagimi pas golave të pësuar nuk ishte i mjaftueshëm për t’u rikthyer në lojë.

Fitorja 0-2 e Romës në fushën e Udinezes dhe kthimi duarbosh nga Xhenova e zbritën Interin në vend të katërt në renditjen e kampionatit italian, me mundësinë për të rrëshqitur në të pestin nëse Lacio fiton ndaj Veronës të hënën. /tesheshi.com/    

Related posts