Xheki, shqiptari që shmangu tragjedinë e 27 prillit, pritet të emërohet kryepolic i Maqedonisë

Një shqiptar, një oficer profesionist policie, po përflitet këto ditë nga qarqe të mediave maqedonase afër Zoran Zaevit si një kandidat i mundshëm për t’u emëruar si Kryepolici i Maqedonisë.

Bëhet fjalë për rolin e Drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, që është në fakt strutura që komandon të gjtha forcat policore në terren, që deri para pak kohësh është drejtuar nga Mitko Çakov, i konsideruar si vegël qorre e Nikolla Gruevskit, i cili urdhëroi forcat speciale që të mos ndërhyjnë në dhunën e huliganëve më 27 prill.

Xhevdet Azizi, i cili thirret me nofkën “Xheki” duket se është kandidati i propozuar dhe i pranueshëm për të gjitha partitë politike.

Xhevdeti, atualisht është numri dy në Sektorin e Punëve të Brendshme në Shkup dhe vazhdon ta ushtrojë këtë post që nga 2013.

Azizi është një prej oficerëve me dosjen më të pastër nga përfshirja në politikë apo sjellja me qytetarët. Ka një përvojë shumë të mirë në përgatitjen e oficerëve të rinj dhe ka arritur të ketë përkrahje nga shumë kolegë, si pasojë e punës në ekip dhe ruajtjes së pastër të figurës së oficerit të policisë.

Xheki ndërkaq, ka qenë nismëtari dhe mbështetësi i futjes në polici të shumë kadetëve shqiptarë që përfundonin studimet në Akademinë e Maqedonisë.

Por kulmin e reputacionit të tij, Xhevdet Azizi e pati natën e 27 prillit, ku me urdhër të ministrit të komanduar, Agim Nuhiu udhëhoqi operacionin e evakuimit të deputetëve që po dhunoheshin nga huliganët e Gruevskit. Të parin natyrisht evakuoi kryetarin e Parlamentit, Talat Xhaferrin që ishte një shënjestra kryesore e dhunës, dhe më pas Zoran Zaevin dhe Zijadin Selën, për të cilin ishte Xheki që insistonin ta çonin në spitalin e Tetovës dhe jo në Shkup, ku drejtuesit e klinikës ishin të politizuar deri në grykë.

Deputeti Feta Alimi deklaroi më pas se Xhevdet Azizi dërgoi policë shqiptarë të besuar për të udhëhequr evakuimin e Zijadin Selës, të cilin në fillim urdhëroi ta çonin në një zyrë të sigurtë. /tesheshi.com/