728 x 90 Leaderboard

Xhaçka, vizitë në Izrael për muxhahidinët iranianë dhe bashkëpunimin ushtarak

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka do të vizitojë Izraelin me ftesë zyrtare të homologut të tij, Avigdor Liberman.

Xhaçka do të zhvillojë takime jo vetëm zyrtare në Ministrinë e Mbrojtjes, por edhe në dy fabrika ushtarake në Jerusalem edhe Tel Aviv.

Ushtria shqiptare pritet të furnizohet me armë izraelite, por deri tani nuk dihet ndonjë detaj.

Ka shumë gjasa që vizita të jetë ofertë në këtë aspekt. Një tjetër pikë e rëndësishme e vizitës është çështja e opozitës iraniane, pasi Izraeli pritet t’i dorëzojë disa informacione ministres së Mbrojtjes në lidhje me përfshirjen e shërbimeve iraniane kundër muxhahidinëve që jetojnë në Tiranë prej vitit 2014.

Shërbimi sekret izraelit i ushtrisë ka të dhëna që  Garda Revolucionale ka dërguar forca në Shqipëri, madje që ka edhe një plan, por kjo pritet që t’i dorëzohet personalisht Xhaçkës në Tel Aviv. /tesheshi.com/

Related posts