reklama juaj ketu

Watergate i ri: kush janë dy reporterët që tronditën pushtetin e Donald Trump

Prej ditësh Amerika po flet për një “Watergate” të ri, për të cilin janë shkruar libra e bërë filma të famshëm tashmë nga Hollywood-i.

Historia duket përsëritet. Është mitike tashmë “aventura” e dy gazetarëve të Washington Post, Carl Bernstein dhe  Bob Woodward, që zbuluan skandalin e Presidentit Nikson në vitin 1970, ku nga një seancë gjyqësore dolën në përfundimin se Nikson kishte përgjuar kundërshtarët e tij politikë të Partisë Demokratike.

Pas publikimit të skandalit, Nikson u përpoq të pengonte drejtësinë çka shkaktoi një tërmet të madh që solli në dorëheqjen e një presidenti në Shtetet e Bashkuara.

Shumë media amerikane theksojnë se jemi në një situatë të ngjashme. Madje vetë Carl Bernstein, protagonist i asaj kohe tha në CNN se është më keq se Watergate, fshehja e Russia Gate.

Shkarkimi i drejtorit të FBI-së nga Presidenti Donald Trump solli një furtunë të tërë dhe më mirë të thuhet një tërmet politik në vend.

E gjithë politika institucionale amerikane po diskuton mbi atë që presidenti ka shkarkuar James Comey pasi ai po hetonte të ashtuquajturin “Russia Gate”, apo çështjen e lidhjes së botës politike të Trump me Rusinë e Vladimir Putinit.

Janë zhvilluar shumë e shumë seanca në Kongres, i cili ka ngritur dhe një komision hetimor; por sot, The Washington Post, e përditshmja prestigjoze e kryeqytetit e cila zbuloi edhe Watergate-n famëkeq, botoi një lajm shumë të bujshëm.

Sipas The Washingtoon Post, Trump i ka dhënë Ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov dhe ambasadorit rus në SHBA, Sergei Kiseljak informacione të klasifikuara që përbëjnë sekret shtetëror. Pas disa deklaratave të Shtëpisë së Bardhë që theksonin se bëhej fjalë për histori false, ka qenë vetë Trump i cili në një twitter, respektivisht në dy postime ka thënë se u ka kaluar rusëve informacioneve por që kanë të bëjnë mbi punën e përbashkët të dy vendeve për të luftuar terrorizmin.

Mbi këtë bazë ka nisur edhe debati në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëse kemi të bëjmë me shkelje apo jo.

Por fakti është se dy gazetarë të The Washington Post e kanë treguar edhe njëherë se kur media punon në mënyrën e duhur është një institucion i patundur i demokracisë dhe i së vërtetës.

Por kush janë njerëzit që tronditën jo vetëm SHBA por edhe botën mbarë me lajmin e tyre.

Ata janë Greg Miller dhe Greg Jaffe, dy reporterë me eksperiencë të Washington Post dhe të medias amerikane që me historitë e tyre sollën atë që tani po diskutohet në të gjithë vendin.

Greg Miller është gazetar që mbulon agjencitë e intelegjencës për The Washington Post.

Në vitin 2014, Miller është nderuar me çmimin Pulitzer për mbulimin e çështjes së Edward Snowden i cili ndodhet tani në Rusi, pasi shiti informacione të ndryshme sekrete tek Kremlini.

Miller ka qenë finalist për çmimin Pulitzer edhe në vitin 2013 për një sërë shkrimesh në lidhje me luftën dhe problemet e aministratës Obama në politikat kundër terrorizmit.

Ai është bashkëautor i librit “The Interrogators”. Ai ka raportuar nga shumë vende si nga Afganistani, Pakistani, Kuvajti dhe Serbia. Miller është i lindur në Kaliforni dhe më parë ka punuar për të përditshmen tjetër prestigjoze The Los Angeles Times.

Ndërkaq, gazetari tjetër i këtij boom-i mediatik është Greg Jaffe i cili është reporter i redaksisë nacionae të The Washington Post, që prej marsit të vitit 2009. Më parë ai ka mbuluar Shtëpinë e Bardhë dhe ushtrinë për The Post. /tesheshi.com/