728 x 90 Leaderboard

Washington Post: Bin Salman urdhëroi një operacion joshjeje ndaj Khashoggi-së

The Washington Post ka raportuar se princi saudit kurorës, Princi Mohammed bin Salman ka urdhëruar personalisht një operacion ndaj gazetarit Jamal Khashoggi, zhdukur prej ditësh, pasi u fut në Konsullatën saudite në Stamboll.

Gazeta, ku dhe gazetari shkruante kolumna, është bazuar në informacione të inteligjencës amerikane, e cila  përgjuar një bisedë ku zyrtarët sauditë diskutuan planin për të joshur Khashoggi-në ku ai ndodhej Virxhinia, që të kthehej në Arabinë Saudite.

Gjithashtu, kanë qenë miq të gazetarit të zhdukut që i kanë thënë Washington Post-it se në katër muajt e fundit, zyrtarët sauditë me lidhje të ngushta me Princin e Kurorës, i kanë bërë oferta e pajtimit që të kthehet në Mbretëri, duke përfshirë dhe mbajtjen e një roli të rëndësishëm në qeveri.n Megjithatë, gazetari Khashoggi është treguar skeptik.

Presidenti Trump tha për mediat amerikane se sauditët mund të kenë vrarë gazetarin, porse ky ishte ende një dyshim.

Senatori amerikan Chris Murphy ,tha se Arabia Saudite e joshi që të largohet nga SHBA dhe e vrau në konsullatën e Stambollit.

“Është koha që Shtetet e Bashkuara të marrin në konsideratë marrëdhëniet ushtarake, politike dhe ekonomike me Arabinë Saudite”, tha Chris Murphy.

Senatori Rand Paul, një kritik i qeverisë saudite tha se do të përpiqet të imponojë një votim në Senat për të bllokuar shitjen e armëve amerikane në Saudi.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se sauditët kanë dhënë pak informacion rreth gjithë rastit.

Ambasadori saudit në Uashington, Princi Khalid bin Salman bin Abdulaziz, përshkroi akuzat kundër  Riadit si “thashetheme të keqija”, dhe deklaroi se Mbretëria është “shumë e shqetësuar” për fatin e Khashoggi-së.

Zyrtarët sauditë pohuan se ai u largua nga konsullata, edhe pse nuk kanë ofrur dëshmi për këtë. /tesheshi.com/

Related posts