Vullnet i paparë, çifti nis dietën dhe humbin 180 kilogramë të dy bashkë pas dasmës

Asnjë operacion mjekësor, vizitë të specializuar apo dietë ekstreme.

Lexi Reed dhe bashkëshorti i saj Danny, dy të rinj amerikanë me banim në shtetin e Indiana, në sajë të vullnetit të tyre dhe disa seancave në palestër, si dhe një regjimi ushqimor të shëndetshëm, arritën që brenda një viti, të dy bashkë të humbin 180 kilogramë.

Siç dëshmojnë fotografitë e tyre të publikuara në Instagram, ndryshimi është i pabesueshëm dhe çifti thuajse nuk njihet.

“Kemi punuar fortë çdo ditë. Në të ardhmen duam të bëhemi prindër dhe të jetojmë një jetë të gjatë dhe të lumtur bashkë”, thotë çifti.

Por gjatë rrugëtimit të tyre të dobësimit, ata kanë fituar rreth 500 mijë ndjekës në Instagram.

Dobësimi drastik i tyre, shihet si model frymëzimi nga shumë persona të tjerë mbipeshë./tesheshi.com/

Related posts